Politike

Porti i Durrësit/ Berisha: Vëllezërit Rama dhe Vuçiç marrin 400 milionë euro, jeni të gjithë për azil

Gjatë fjalës së tij në Kuvend kryedemokrati tha se qytetarët shqiptarë do të paguajnë 1000 dollarë secili për ndërtimin që sipas tij kushton 2 miliardë dollarë. Duke folur nga vendi kreu i Grupit Parlamentar socilaist Taulant Balla i tha kreut të selisë blu se gënjen.

17 Nëntor 2022, 15:17 Nga e.k
Porti i Durrësit/ Berisha: Vëllezërit Rama dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se së bashku me vëllain e tij Olsi Rama dhe vëllezërit Karriç kanë aksione në Portin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend kryedemokrati tha se qytetarët shqiptarë do të paguajnë 1000 dollarë secili për ndërtimin që sipas tij kushton 2 miliardë dollarë. Duke folur nga vendi kreu i Grupit Parlamentar socilaist Taulant Balla i tha kreut të selisë blu se gënjen.

Replikat:

Sali BerishaVëllezërit Karriç të kompanisë që ndërtuan frontin ujor në Beograd.

Taulant Balla: Gënjen

Sali Berisha:Çfarë po ndodh me Portin e Durrësit. Edi Rama po merr sëbashku me vëllezërit Karriç. Vëllezërit Karriç janë aksionerë kryesorë të kompanisë që ndërtuan Ëaterfrontin e Beogradit. Është e njëjta kompani, identike e njëjta kompani. Kjo kompani, vjen dhe ndërton me vëllezërit Karriç dhe vëllezërit Rama, Olsin dhe Edin. Merr 60% të aksioneve që thonë i ka Alabari. Do marrë dhuratë 200 hektarë tokë. Deri para ca ditësh na thanë se ishin 80 hektarëm, dje Balluku tha se janë 200. Me një aferë prej të paktën 4 miliardë dollarë truall. Një aferë që Edi, Olsi, Vuçiç, marrin të paktën secili minimumi 300-400 mln euro. Një aferë në të cilën, çdo shqiptar do paguajë të paktën 1000 dfollarë për ndërtimin e portit të ri. I cili kushton 2 miliardë dollarë. Një aferë në të cilën i grabisni shqiptarët pasurinë më të madhe që kanë sot. Çfarë keni ju me Europën. Veç me Europën nuk keni asgjë. Çfarë jui lidh me Europën. Jeni të gjithë për ekzil në Mbretërinë e Vjedhjes, Mbretërinë e Korrupsionit, Drogës dhe Krimit.



sali berisha seance plenare 17 nentor 2022

Sondazh

Poll