Politike

Porti i Durrësit/ Balla i përgjigjet Berishës: Gënjeshtra! Halli yt është se Zeni nuk do mund të blejë prona aty

Duke folur nga vendi Balla tha se kryedemokrati tha gënjeshtra pasi sipas tij asnjë nga personat e përmendur nuk është i përfshirë. Balla tha se një nga kushtet e vendosura nga qeveria është që ansjë nga personat e shpallura non grata nuk do të mund të penetrojë të ardhura në projekt dhe sipas kreut të grupit socialist ky është dhe halli që ka kreu i selisë blu dhe jo halli i shqiptarëve. 

17 Nëntor 2022, 15:42 Nga e.k
Porti i Durrësit/ Balla i përgjigjet Berishës: Gënjeshtra!
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla iu kundërpërgjigj akuzave të kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha në lidhje me akuzat e bëra nga ky i fundit për projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit. Duke folur nga vendi Balla tha se kryedemokrati tha gënjeshtra pasi sipas tij asnjë nga personat e përmendur nuk është i përfshirë. Balla tha se një nga kushtet e vendosura nga qeveria është që asnjë nga personat e shpallura non grata nuk do të mund të penetrojnë të ardhura në projekt dhe sipas kreut të grupit socialist ky është dhe halli që ka kreu i selisë blu dhe jo halli i shqiptarëve. 

Taulant Balla: Të gjitha gënjeshtrat që tha Saliu për emra personash që lidhen me fondin e Emiratet e Bashkuara Arabe në këtë investim asnjë prej personave me mbiemrat e çuditshëm nuk është pjesë në këtë investim. Saliu është mashtrus. Qeveria shqiptare ka qenë shumë e kujdeshshme që një ndër kushtet që i vendoset investitorit është që asnjë qindarkë nga burime personash të shpallur non grata nga SHBA apo nga persona nën sanksione të mos arrijë të penetroje në investim. Bërtitja e Saliut vika nga fakti që Saliu, Zeni apo e të tjerë nuk do të kenë mundësi të blejnë prona në Portin e Ri të Durrësit.

seance plenare 17 nentor 2022 taulant balla

Sondazh

Poll