Politike

'Konsumoi alkool'/ U përjashtua nga Kuvendi për 10 ditë, Leskaj: I vetmi i dehur nga droga ishte Rama!

Ditën e sotme, Kuvendi mori vendimin për të përjashtuar me 10 ditë deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskajn.

10 Nëntor 2022, 14:53 Nga A.B
'Konsumoi alkool'/ U përjashtua nga Kuvendi për 10
Bujar Leskaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, i akuzuar nga Kuvendi i Shqipërisë se ishte në sallë i alkoolizuar, ka treguar versionin e tij për atë ç'ka ndodhi në seancë plenare. I pyetur nga 'Euronews Albania', se nëse ishte i dehur në seancë, ai tha: 

“I vetmi i dehur nga malli (droga), ishte kryeministri i vendit Edi Rama”.

Ditën e sotme, Kuvendi mori vendimin për të përjashtuar me 10 ditë deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskajn. Sipas Kuvendit, dy deputetët erdhën në seancë të alkoolizuar, përdorën fjalë banale dhe kryen veprime të pahijshme.

bujar leskaj edi paloka seance plenare 10 nentor 2022

Sondazh

Poll