Përse Gjinushi dhe Rama përjashtuan Malin e Zi nga Konferenca për Drejtshkrimin?
Në asnjë rresht të fjalimit të tij, kryeministri Edi Rama nuk foli për shqiptarët në Malin e Zi, përdorimin e gjuhës shqipe atje dhe fushën e bashkëpunimit mes akademive të dy vendeve.
TIRANE- Akademia e Shkencave të Shqipërisë zhvilloi sot konferencën Jubilare me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit. Në konferencë shkoi edhe vetë kryeministri Edi Rama që vuri në pah, praninë e flamurit të NATO-s, (Aleanca e Atlantikut të Veriut), si një tepri që sipas tij nuk i jepte dot as shpjegim për arsyet pse ishte në këtë konferencë.
Nga ana tjetër, i vetmi flamur që nuk kuptova pse është është ai i NATO-s? Ua thashë edhe organizatorëve se deri tek flamuri i BE e kuptoj.
Edi Rama
Në konferencë ishin vendosur krah njëri tjetrit, flamuri i Shqipërisë, ai i Kosovës dhe i Maqedonisë së Veriut. Duke harruar flamurin e Malit të Zi, vend ku jetojnë dhe punojnë një komunitet shqiptar, Akademia e Shkencave dhe Rama përjashtuan sot nga Konferenca Jubilare e Drejtshkrimit Malin e Zi.
Përgjegjësia është sa e kryeministrit aq edhe e organizatorëve. Institucionet albanologjike në Shkup, Tiranë e Prishtinë po zhvillojnë një sërë aktivitetesh me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, që u zhvillua në kryeqytetin shqiptar në vitin 1972 nga 20 deri më 25 nëntor.
Më i rëndë bëhet përjashtimi nga kjo konferencë kur në Kongresin e 50 viteve më parë, me nismën e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës, në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi si dhe arbëreshë nga Italia, emra të njohur të albanologjisë, të shkencës, të arsimit dhe të kulturës shqiptare.
Ndërsa konferenca e sotme e organizuar nga kryetari Skënder Gjinushi zgjodhi ti shërbejë politikës e të zëvendësojë flamurin e Malit të Zi me atë të NATO dhe Bashkimit Evropian.
Në asnjë rresht të fjalimit të tij, kryeministri Edi Rama nuk foli për shqiptarët në Malin e Zi, përdorimin e gjuhës shqipe atje dhe fushën e bashkëpunimit mes akademive të dy vendeve. Përse? Nga viti 2017, Mali i Zi futi shqipen si gjuhë zyrtare në Podgoricë, Ulqin, Tivar, Plavë, Rozhajë dhe Tuz, në komunat ku shqiptarët përbëjnë rreth 5% të popullsisë. Shqiptarët e Malit të Zi kanë fituar me mund një të drejtë që iu takonte për të përdorur gjuhën e tyre në vendin ku jetojnë, por duket se nuk ka mjaftuar. Konferenca që duhet të bashkojë, sot shërbeu për tu ndarë./Dosja.al
Sondazh
Porti i Durrësit/ Meta: Skandaloze, Rama ka zgjedhur kompanitë offshore, u dha 812 mijë metra katrorë pa pagesë, buxheti s'ndihmon shtresën e dobët
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë ka denoncuar investimin në Portin e Durrës, të cilin e konsideron një...
Buxheti 2023/ Xhafaj-Ramës: Shtriji këmbët sa ke jorganin, absurd të flasim për investime në kohë lufte
Fatmir Xhafaj TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë. Teksa komentonte Buxhetin për vit...
Fjalor fyes i Ramës/ Xhafaj e kritikon në Kuvend: Legjislaturë shpërfillëse, retorikë e turpshme dhe ordinere, këtu ka një frymë negative
Fatmir Xhafaj TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj ka kritikuar të tijët në Kuvendin e Shqipërisë. Nga fo...
Primaret në PD/ Mustafa Pashja shpall kandidaturën për bashkinë e Peqinit: Bashkia do të rikthehet në shërbim të qytetarëve
Mustafa Pashja TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, dega Peqin, Mustafa Pashja ka shpallur sot kandidaturën e tij për të marr&e...
Misioni i OSBE/ODHIR 'zbarkon' në PL, Meta: Të forcohet kuadri ligjor, krimi të mos përfshihet në zgjedhje
Ilir Meta në takim me përfaqësuesit e OSBE/ODHIR TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka pritur sot në nj...
Boçi: Udhëtimet e Ramës janë sa investimet për kërkim shkencor, buxheti juaj ka ngelur në vend
Luçiano Boçi TIRANË- Deputeti demokrat Luçiano Boçi deklaroi sot se maxhoranca vjedh paratë e qytetarëve, pasi n...
VIDEO/ Erion Veliaj takon Papa Françeskun në Vatikan: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës
Erion Veliaj dhe Papa TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u prit dje në një takim nga Papa Françesku n&eu...
Braçe kapet me Zhupën: Unë nuk flas për protestën, flas për ekonominë zemër
Erion Braçe Braçe: Unë nuk flas për protestën zemër. Unë flas për bujqësinë Zhupa: Nuk dë...
Braçe me kritika për 'Buxhetin 2023': Jam i shqetësuar, duhet punë, kush dështon, të mbajë përgjegjësi
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste është shprehur se Buxheti për vitin 2023 ka nevojë për një...
Rama: Gjuha shqipe, pa fjalor të plotë, do të punojmë edhe për një enciklopi shqiptare
Edi Rama, kryeminister TIRANE- Kryeministri Edi Rama shprehu keqardhjen për mangësitë në një fjalor të plotë të gju...
