10 Nëntor 2022, 11:54
Nga F.M
Fatmir Xhafaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj ka kritikuar të tijët në Kuvendin e Shqipërisë. Nga foltorja e Kuvendit, Xhafaj komentoi 'lumin e ofendimeve' që kryeministri Edi Rama këshoi një ditë më parë kundrejt Opozitës. Socialisti tha se frymën e debatit në Kuvend e ka zëvendësuar retorika e turpshme dhe fjalori ordiner. Ai tha se në kuvend ka një frymë negative dhe se kjo lloj qasjeje e ka normalizuar luftën politike përmes ofendimeve. Ish-ministri i Brendshëm Xhafaj komentoi edhe prononcimet e kryedemokratit Sali Berisha dhe Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta për mediat britanike. Socialistit u shpreh se e vetmja gjë që arrihet duke e konsideruar Shqipërinë si vendin e '1 mijë të të këqijave', është ndëshkimi i ëndrrave të të rinjve.
"Një legjislaturë shpërfillëse më e dobët se kurrë. Fryma e debatit normal, konsensusit politik, etikës poltike, është zëvendësuar nga konflikti i ashpër politik i ndërtuar mbi batutën fyese, shprehjet përcmuese e jo rrallë ordinere, gjuhën e baltës dhe shpifjes. Kjo lloj qasje është shndërruar në normalitet e instrument i të ashtuquajturës luftë politike. Kjo retorikë e turpshme ka dalë jashtë kësaj salle në gjuhë të huaja, në mediat e botës, ku Shqipëria po shënjohet si vendi i 1 mijë të këqijave. Ne me këtë lloj qasjeje po u japim ëndrrave një ndëshkim më të madh. Dëm më të madh nuk mund t’i bëhet imazhit të vendit e sidomos mijëra shqitparëve që po enden dyerve të botës për një jetë më të mirë,"- tha Xhafaj.
fatmir xhafaj
Politike
10 Nëntor 2022, 12:04
e.k
Mustafa Pashja
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, dega Peqin, Mustafa Pashja ka shpallur sot kandidaturën e tij për të marr&e...
Politike
10 Nëntor 2022, 11:51
e.k
Ilir Meta në takim me përfaqësuesit e OSBE/ODHIR
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka pritur sot në nj...
Politike
10 Nëntor 2022, 11:44
I.A
Luçiano Boçi
TIRANË- Deputeti demokrat Luçiano Boçi deklaroi sot se maxhoranca vjedh paratë e qytetarëve, pasi n...
Politike
10 Nëntor 2022, 11:49
f.g
Erion Veliaj dhe Papa
TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u prit dje në një takim nga Papa Françesku n&eu...
Politike
10 Nëntor 2022, 11:40
Erion Braçe
Braçe: Unë nuk flas për protestën zemër. Unë flas për bujqësinë
Zhupa: Nuk dë...
Politike
10 Nëntor 2022, 11:30
F.M
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste është shprehur se Buxheti për vitin 2023 ka nevojë për një...
Politike
10 Nëntor 2022, 11:35
f.g
Edi Rama, kryeminister
TIRANE- Kryeministri Edi Rama shprehu keqardhjen për mangësitë në një fjalor të plotë të gju...
Politike
10 Nëntor 2022, 11:30
f.g
Skender Gjinushi
TIRANE- Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi njoftoi sot se Shqipëria do t...
Politike
10 Nëntor 2022, 11:24
e.k
Luan Baçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se buxheti i ...
Politike
10 Nëntor 2022, 11:26
F.M
Edmond Spaho
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike ka publikuar një foto ku shihet kryeministri Edi Rama duke përqafuar Mohamed Alabba...