Politike

“Alkool, veprime të pahijshme dhe fjalor banal”, PS kërkon përjashtimin e Palokës dhe Leskajt nga Kuvendi

Sipas dokumentit të dorëzuar në sekretari, deputetët e mazhorancës kërkojnë përjashtimin e deputetëve demokrat për 10 ditë nga komisionet parlamentare dhe nga Kuvendi.

10 Nëntor 2022, 14:20 Nga A.B
“Alkool, veprime të pahijshme dhe fjalor banal”, PS kërkon
Edi Paloka dhe Bujar Leskaj

TIRANË- Partia Socialiste kërkon marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike, Bujar Leskaj dhe Edi Paloka. Sipas dokumentit të dorëzuar në sekretari, deputetët e mazhorancës kërkojnë përjashtimin e deputetëve demokrat për 10 ditë nga komisionet parlamentare dhe nga Kuvendi.

“Alkool, veprime të pahijshme dhe fjalor banal”, PS kërkon

Deputeti Leskaj mohoi për mediat se ishte i dehur në sallë, duke u shprehur se i vetmi që ishte në këtë gjendje madje konsumues i drogës, ishte kryeministri Edi Rama. Paloka nga ana tjetër, ka mohuar se ishin të dehur.

NJOFTIMI I KUVENDIT:

Kuvendi i Shqiperise bazuar ne Rregulloren e vet do te marre masa disiplinore me perjashtim 10 ditor nga punimet, per deputetet Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Per shkak te konsumit te pijeve alkoolike, dy deputetet bene veprime te pahijshme dhe perdoren nje fjalor banal gjate procesit te votimit.

edi paloka bujar leskaj seance plenare 10 nentor 2022 dehja e palokes dhe leskajt

Sondazh

Poll