Politike

Buxheti 2023/ Xhafaj-Ramës: Shtriji këmbët sa ke jorganin, absurd të flasim për investime në kohë lufte

Ai u shpreh se duke pasur krizë ekonomike, nuk mund të flitet për investime, njësoj si në kohë paqeje. 

10 Nëntor 2022, 12:19 Nga F.M
Buxheti 2023/ Xhafaj-Ramës: Shtriji këmbët sa ke jorganin, absurd
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë. Teksa komentonte Buxhetin për vitin 2023 në Kuvend, Xhafaj tha se qeveria duhet të 'shtrijë këmbët sa ka jorganin'. Ai u shpreh se duke pasur krizë ekonomike, nuk mund të flitet për investime, njësoj si në kohë paqeje. 

Fjala e Xhafajt: 

Qeveria duhet të jetë më e përulur, këtë efekti duhet ta ketë situate aktuale. Duhet të jetë shumë më komunikuese me grupet e interesit e kryesorja e të jetë transparente e të angazhuar realisht në luftën kundër korrupsionit me menaxhimin e përdorimin e fondeve buxhetore. Bie dakord me disa masa shtrënguese në buxhet megjithatë është absurde që kur flasim për kohë lufte të programojmë disa investime dhe shpenzime si në kohë paqeje. Kjo për faktin se këmbanat e krizës energjitike dëgjohen gjithnjë e më pranë si një pandemi e re ekonomike. Besoj se po punohet shumë mirë për ta menaxhuar por përtej krizës ne duet të shohim se si duhet të përfitojmë për të ardhmen që mos bëjmë të njëjtat gabime. Buxheti dhe në këto kushte shtrëngese mendoj se mund dhe duhet të ishte dhe më shumë i foksuar të xhepi i të pamundurit vecanërisht tek xhepat e pensionistëve pa mbështetje shtesë apo të programojmë më mirë disa politika incentivuese për të rinjte, mbështejtja e bizneseve të reja, punësimi i të rinjve, shtimi i banesave sociale. Që të ketë kuptim dhe ajo shprehja, shtri këmbët sa ke jorganin.

fatmir xhafaj

Sondazh

Poll