Politike

Debatet për buxhetin 2023/ Blendi Klosi 'i kthehet' opozitës: Nuk do të fitoni asnjë bashki

Ndërkohë sa i përket invenstimeve në qarkun e Vlorës Klosi tha se ndërtimi i aeroportit të Vlorës dhe Portit të jahteve në Sarandë janë shembull i qartë i besimit që investitorët kanë tek qeveria. Në fund kishte dhe një mesazh për opozitën, të cilës iu drejtua me fjalët se nuk do të fitojnë asnjë bashki në zgjedhjet e ardhshme pasi sipas tij qytetarët nuk kanë besim tek ajo.

10 Nëntor 2022, 13:34 Nga e.k
Debatet për buxhetin 2023/ Blendi Klosi 'i kthehet'
Blendi Klosi

TIRANË- Është shoqëruar me debate dhe disktutime të forta seanca e ditës së sotme në Kuvend ku po diskutohet projektbuxheti i vitit 2023 i propozuar nga qeveria. Në fjalën e tij deputeti socialist Blendi Klosi tha se sot invenstimet kanë kthyer një pamje të re në qytetet e vendit duke iu referuar projektit të 'Rilindjes Urbane'. Ndërkohë sa i përket invenstimeve në qarkun e Vlorës Klosi tha se ndërtimi i aeroportit të Vlorës dhe Portit të jahteve në Sarandë janë shembull i qartë i besimit që investitorët kanë tek qeveria. Në fund kishte dhe një mesazh për opozitën, të cilës iu drejtua me fjalët se nuk do të fitojnë asnjë bashki në zgjedhjet e ardhshme pasi sipas tij qytetarët nuk kanë besim tek ajo.

Blendi Klosi: Njerëzit na dhanë besim se ne punojmë për njerëzit. Besimi është gjëja më e rëndësishme që ne duhet të ndërtojmë me njerëzit. Invenstimet e rilindjes urbane kanë prodhuar besim, transformim të këtij qarkut Vlorë. Ky është besimi që ne duhet të krijojmë me politikat tona. Kudo në Shqipëri ka prodhues të rinj. Besimi është te invenstimi tek energjia tek ajo që ata prodhojnë. Në qarkun e Vlorës ka invenstime të rëndësishme, projekte qindra milionë euro, beson inenstitori tek kjo qeveri, besojnë invenstitorët në ekonominë e Vlorës, Sarandës për të invenstuar miliona euro. Beson ekonomia tek kjo mazhorancë. Ky projektligj ka krijuar dhe një besim tjetër, një besim që ju do të humbni. Kurrë nuk ka ndodhur që të mblidhet komisioni dhe të ketë vetëm deputetë të mazhorancës. Nuk keni asnjë garanci që do të fitoni asnjë bashki në zgjedhjet e ardhshme. 

seance plenare 10 nentor 2022 blendi klosi

Sondazh

Poll