Politike

Primaret në PD/ Spiro Vaso shpall kandidaturën për bashkinë e Sarandës: E keqja drejton qytetin prej 12 vitesh

Vaso me profesion avokat gjatë një deklarate nga selia blu u shpreh se e ka marrë këtë vendim për të hyrë në garë me qëllimin për t'ia kthyer bashkinë qytetarëve pas 14 majit. Vaso tha se gjatë katër viteve të fundit bashkia e Sarandës është administruar në mënyrë të gabuar dhe akuzoi kryebashkiakun aktual Adrian Gurma se ka përdorur për interesa personala bashkinë. 

10 Nëntor 2022, 13:52 Nga e.k
Primaret në PD/ Spiro Vaso shpall kandidaturën për bashkinë
Spiro Vaso

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Spiro Vaso ka shpallur ditën e sotme kandidaturën e tij për të marrë pjesë në procesin e primareve nga ku do të dalë dhe emri i kandidatit të opozitës për kryebashkiak. Vaso me profesion avokat gjatë një deklarate nga selia blu u shpreh se e ka marrë këtë vendim për të hyrë në garë me qëllimin për t'ia kthyer bashkinë qytetarëve pas 14 majit. Vaso tha se gjatë katër viteve të fundit bashkia e Sarandës është administruar në mënyrë të gabuar dhe akuzoi kryebashkiakun aktual Adrian Gurma se ka përdorur për interesa personala bashkinë. 

"Gjatë këtyre 4 viteve në qytetin ku unë kam lindur dhe jam rritur, bashkia është perdorur për interesa personale të Adrian Gurmës, i cili perlën e jugut, Sarandën e ka kthyer në një ndërmarrje për militantët socialist, duke i mbyllur dyert qytetarëve dhe demokratëve të ndershëm. Ndaj si një i ri i këtij qyteti mora këtë vendim që së bashku me ju të largojmë këtë të keqe e cila e ka kapur qytetin tonë prej 12 vitesh. Ndihem i trishtuar se si pushteti lokal dhe ai qendror i Partisë Socialiste i kanë detyruar të rinjtë që të braktisin vendin si dhe atyre që jetojnë aktualisht ne këtë qytet, u kanë mbyllur çdo mundësi për një të ardhme më të mirë", tha Vaso.

DEKLARATA E PLOTË:

Përshëndetje! Unë jam Spiro Nikolla Vaso dhe kam vendosur që të kandidoj ne primaret për kryetar të Bashkisë Sarandë. Kam përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe aktualisht ushtroj profesionin e Avokatit. Angazhimi im politik daton prej vitit 2005 në Forumin Rinor të PD Sarandë , në vitin 2016 jam përzgjedhur Anëtar i kryesisë së FRPD dhe anëtar i Këshillit Kombëtar për një mandat 4 vjecar.
Ndërkohë në Kuvendin e 30 prillit demokratët me votëbesuan për të qenë 1 nga 150 anëtarët e Keshillit Kombëtar. Pas propozimeve te Grupseksioneve në degën e Partisë Demokratike Sarandë , dhe konsultimeve me qytetarët dhe demokratët e këtij qyteti, mora ketë vendim per ti rikthyer qytetarëve të Sarandës pushtetin vendor ne zgjedhjet e 14 Majit.

Gjatë këtyre 4 viteve në qytetin ku unë kam lindur dhe jam rritur, bashkia është perdorur për interesa personale të Adrian Gurmës, i cili perlën e jugut, Sarandën e ka kthyer në një ndërmarrje për militantët socialist, duke i mbyllur dyert qytetarëve dhe demokratëve të ndershëm. Ndaj si një i ri i këtij qyteti mora këtë vendim që së bashku me ju të largojmë këtë të keqe e cila e ka kapur qytetin tonë prej 12 vitesh. Ndihem i trishtuar se si pushteti lokal dhe ai qendror i Partisë Socialiste i kanë detyruar të rinjtë që të braktisin vendin si dhe atyre që jetojnë aktualisht ne këtë qytet, u kanë mbyllur çdo mundësi për një të ardhme më të mirë.

Misioni im, si një i ri që kam vendosur të perballem me arrogancën e kësaj qeverie është kthimi i pushtetit lokal te qytetarët e Sarandës. Ftoj anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të marrin pjesë në procesin e primareve i cili rikthen dinjitetin e tyre. Kjo garë i nderon të gjithë kandidatët në keto primare, ndaj suksese të gjithëve dhe sëbashku do të fitojmë Bashkinë e Sarandës. Faleminderit.

Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Arjan Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike në Kamëz shpalli kandidimin për Primaret e PD. Deri më tani janë bërë publike disa kandidime. Në Tiranë janë 5 emra: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe ish-deputetët Kujtim Gjuzi e Gert Bogdani. Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës. Ditën e sotme dorëzoi kandidaturën e saj për bashkinë e Kurbinit dhe Lindita Toma. Ndërkohë për bashkinë e Fierit deri më tani kanë shpallur kandidaturën Artur Mahmutaj, Edvar Kodheli dhe Albano Zhapaj. Ndërkohë për bashkinë e Peqinit ka paraqitur kandidaturën e tij Mustafa Pashja. Ndërkohë ditën e djeshme Spiro Vaso shpalli kandidaturën e tij për bashkinë e Sarandës.

primaret ne pd spiro vaso

Sondazh

Poll