Aktualitet

Atentati te Kodra e Diellit/ Pas dasmës, autorët ndoqën viktimën nga Lezha deri në Tiranë

Makina e autorëve tip “Benz” u dogj pas ngjarjes në Qafë Kashar, ndërsa brenda saj u gjet një kallashnikov. 

31 Tetor 2022, 10:19 Nga A.B
Atentati te Kodra e Diellit/ Pas dasmës, autorët ndoqën
Briken Sanaj

TIRANË- Briken Sanaj ishte duke u ndjekur nga autorët e vrasjes. Nga Lezha deri në Tiranë, aty ku dhe iu bë atentati, Sanaj ishte nën syrin e atentatorëve. 

Viktima u qëllua me tre plumba, dy prej të cilave i kapën pjesën e fytyrës. Kur u kthye nga Lezha në Tiranë pas përfundimit të dasmës së shokut, ai zbriti nga makina, pranë banesës në 'Kodrën e Diellit', kur u qëllua për vdekje nga një distancë e afërt nga një makinë në lëvizje. Makina e autorëve tip “Benz” u dogj pas ngjarjes në Qafë Kashar, ndërsa brenda saj u gjet një kallashnikov. 

Briken Sanaj u ekzekutua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në zonën e njohur si 'Kodra e Diellit' në Tiranë. I riu, i cili prej më shumë se 1 viti ishte rezident te 'Kodra e Diellit', njihej edhe me emrin Anton Gjini. 39-vjeçari parkoi mjetin e tij, pasi u kthye në banesë bashkë me gruan. Pasi mbylli derën, shkoi deri tek zona e Globe, për të takuar dy miq të tij. Në këto momente, i afrohet një mjet tjetër, e nga dritarja e kësaj të fundit është nxjerrë një kallashkinov dhe është shtënë ndaj 39-vjeçarit, i cili plumbat i ka marrë në fytyrë. Kanë qenë pikërisht dy miqtë e tij, të cilët dëshmuan të gjithë skenën ata që e dërguan në spital. I riu humbi jetën. Policia shoqëroi dy miqtë e tij për të dhënë dëshminë e tyre. 

briken sanaj vritet briken sanaj

Sondazh

Poll