Aktualitet

18-vjeçari shqiptar bëhet hero në Itali, ndjek hajdutin nga pas me biçikletë dhe bën të mundur arrestimin e tij

Dorin ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur ka parë një hajdut i cili i rrëmbeu çantën një gruaje të cilën e hodhi në tokë dhe u vu menjëherë në ndjekje të tij.

31 Tetor 2022, 09:37 Nga d.a.
18-vjeçari shqiptar bëhet hero në Itali, ndjek hajdutin nga pas
Dorin me te atin

ITALI- 18-vjeçari Dorin, i lindur në Itali por me prindër shqiptar, është kthyer në një hero në Monza të Italisë pasi të enjten e kaluar ka mundur të ndalojë një hajdut i cili grabiti një grua.

Sipas mediave vendase, Dorin ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur ka parë një hajdut i cili i rrëmbeu çantën një gruaje të cilën e hodhi në tokë dhe u vu menjëherë në ndjekje të tij. Komisioneri Marco Odorisio priti mëngjesin e djeshëm Dorin, i shoqëruar nga babai i tij Flamur.

"Dëgjova zonjën duke bërtitur dhe pashë babain e një shoku tim duke ndjekur hajdutin në këmbë, pashë çantën në tokë dhe më pas e ndoqa me biçikletë duke i dhënë informacion policisë në telefon për të ndihmuar për ta kapur. Përndryshe ai do të ishte zhdukur, në qendër, nëpër rrugët anësore.”- tha Dorin.

18-vjeçari e ka ndjekur me biçikletë sulmuesin dhe ndërkohë ka lajmëruar sallën e operacionit të komisariatit të Monzësduke siguruar operatorin në telefon mbi lëvizjet e grabitësit dhe duke lejuar policët të përgjojnë dhe bllokojnë kriminelin në kopshtet e vilës mbretërore, ku grabitësi tentoi të fshihej mes njerëzve. 

Agjentët arritën të gjenin edhe çantën e viktimës, në vicolo della Signora, pas dërrasave të drurit, ku ishte hedhur nga sulmuesi gjatë arratisjes, me sende personale, dokumente, çeqe, mallra të vjedhura që iu kthyen pronarit të ligjshëm. Viktimës iu desh t'i drejtohej ndihmës mjekësore të cilët shkuan në vendngjarje me autoambulancë. Grabitësi u identifikua si një 34-vjeçar ekuadorian, me leje qëndrimi dhe banim në Vimercate dhe u arrestua dhe më pas u vendos në arrest shtëpie pas gjykimit të drejtpërdrejtë. Edhe zyra e emigracionit në Komisariatin e Policisë ka nisur hetimet për aktivizimin e procedurës për heqjen e mundshme të lejes së qëndrimit. 

policia italiane shqiptari kap grabitesin ne itali

Sondazh

Poll