Aktualitet

Ekzekutimi i 39-vjeçarit te 'Kodra e Diellit', Sanaj sapo u kthye nga dasma e shokut në Lezhë

Policia ka kryer shoqërimin e disa personave në polici për t'u pyetur rreth ngjarjes së rëndë.

31 Tetor 2022, 09:18 Nga A.B
Ekzekutimi i 39-vjeçarit te 'Kodra e Diellit', Sanaj sapo u
Briken Sanaj

TIRANË- Briken Sanaj i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme tek 'Kodra e Diellit', kishte dy ditë që ishte kthyer nga Italia. Arsyeja e kthimit kishte të bënte me një ceremoni, pasi miku i ngushtë do martohej. Ai mori pjesë ditën e djeshme në dasmën e cila u zhvillua në Lezhë, mirëpo kur u kthye në banesë u vra me armë zjarri. 39-vjeçari jetonte në Itali dhe gati për 1 vit ishte rezident në zonën e 'Kodrës së Diellit'. Për ekzekutimin e tij është përdorur një makinë tip Benz, targat e së cilës ishin vjedhur dy ditë më parë në Tiranë.

Mjeti të cilën përdorën autorët për tu larguar nga vendngjarja është gjetur i djegur disa minuta pas ekzekutimit i djegur në Qafë Kashar. Një nga pistat të cilat po heton policia është dhe ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i tij kishte plagosur një person në vitin 2012-të. Ndërkohë, Policia ka kryer shoqërimin e disa personave në polici për t'u pyetur rreth ngjarjes së rëndë.

Briken Sanaj u ekzekutua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në zonën e njohur si 'Kodra e Diellit' në Tiranë. I riu, i cili prej më shumë se 1 viti ishte rezident te 'Kodra e Diellit', njihej edhe me emrin Anton Gjini. 39-vjeçari parkoi mjetin e tij, pasi u kthye në banesë bashkë me gruan. Pasi mbylli derën, shkoi deri tek zona e Globe, për të takuar dy miq të tij. Në këto momente, i afrohet një mjet tjetër, e nga dritarja e kësaj të fundit është nxjerrë një kallashkinov dhe është shtënë ndaj 39-vjeçarit, i cili plumbat i ka marrë në fytyrë. Kanë qenë pikërisht dy miqtë e tij, të cilët dëshmuan të gjithë skenën ata që e dërguan në spital. I riu humbi jetën. Policia shoqëroi dy miqtë e tij për të dhënë dëshminë e tyre. 

vritet briken sanaj briken sanaj

Sondazh

Poll