Aktualitet

Dy plumba e kapën në fytyrë! DETAJE nga vrasja te Kodra e Diellit, shoqërohen në policia disa persona

39-vjeçari, baba i dy fëmijëve prej vitesh ka jetuar në Itali, për t’u kthyer vetëm dy vite më parë, ku prej më shumë se një viti jetonte në zonën e “Kodrës së Diellit”.

31 Tetor 2022, 08:03 Nga aa.b
Dy plumba e kapën në fytyrë! DETAJE nga vrasja te Kodra e
Vendi i ngjarjes

TIRANË- Briken Sanaj, babai i dy fëmijëve u qëllua për vdekje me dy plumba në fytyrë. Dosja.al ju sjell detaje të reja nga vrasja e cila tronditi mbrëmjen e djeshme zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet. Dosja.al, e cila raportoi e para lajmin tronditës, mëson se autorët kanë qëlluar tre herë ndaj viktimës, në një distancë të afërt.

Ku autorët kanë hapur pak xhamin e pasëm të mjetit, qëlluan tre herë të riun, dy prej plumbave e kanë kapur në fytyrë. Ne vend ngjarje policia ka gjetur deri më tani vetëm një gëzhojë, ndërsa dy të tjerat dyshohet se kanë rënë në automjetin e djegur. Zona ku ka ndodhur ngjarja ka dhjetëra kamera sigurie. Ato janë sekuestruar te gjitha, për me qëllim zbardhjen apo identifikimin e ndonjërit prej autorëve.

Tashmë, policia ka kryer shoqërimin e dhjetra personave me qëllim zbardhjen e vrasjes së Sanajt.

39-vjeçari, baba i dy fëmijëve prej vitesh ka jetuar në Itali, për t’u kthyer vetëm dy vite më parë, ku prej më shumë se një viti jetonte në zonën e “Kodrës së Diellit”.

Pas kohë pas vrasjes së Sanajt, një automjet i djegur është gjetur në zonën e Qafë-Kasharit. Mjeti Benz' me targa AA777GY, rezulton i vjedhur, çka shton dyshimet për një atentat të organizuar. 

Briken Sanaj u ekzekutua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në zonën e njohur si 'Kodra e Diellit' në Tiranë. I riu, i cili prej më shumë se 1 viti ishte rezident te 'Kodra e Diellit', njihej me emrin si Anton Gjini. 39-vjeçari parkoi mjetin e tij, pasi u kthye në banesë bashkë me gruan. Pasi mbylli derën, shkoi deri tek zona e Globe, për të takuar dy miq të tij. Në këto momente, i afrohet një mjet tjetër, e nga dritarja e kësaj të fundit është nxjerrë një kallashkinov dhe është shtënë ndaj 39-vjeçarit, i cili plumbat i ka marrë në fytyrë. Kanë qenë pikërisht dy miqtë e tij, të cilët dëshmuan të gjithë skenën ata që e dërguan në spital. I riu humbi jetën. Policia shoqëroi dy miqtë e tij për të dhënë dëshminë e tyre. 

briken sanaj vritet briken sanaj

Sondazh

Poll