Aktualitet

Vrasja e Briken Sanajt, shkak dyshohet hakmarrja, vëllai i tij në 2012 ka plagosur një person

Familja e tij jeton në lagjen “Besëlidhja” të këtij qyteti, ndërsa 39-vjeçari ishte rezident te 'Kodra e Diellit' përreth 1 viti.

31 Tetor 2022, 08:23 Nga A.B
Vrasja e Briken Sanajt, shkak dyshohet hakmarrja, vëllai i tij në 2012
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Vrasja e Briken Sanajt në kryeqytet dyshohet se mund të jetë bërë për shkak të hakmarrjes. Vëllai i viktimës, në vitin 2015 kishte plagosur një person në Ishull-Lezhë.

Ndërkohë, familja e tij jeton në lagjen “Besëlidhja” të këtij qyteti, ndërsa 39-vjeçari ishte rezident te 'Kodra e Diellit' përreth 1 viti.

Viktima ishte pa precedent të mëparshëm penal, ndërsa dyshohet se kanë qenë dy autorët që kanë kryer vrasjen. Policia është duke punuar në pistën e vrasjes me paramendim, ndërsa kamerat e sekuestruara kanë filmuar pamje të rëndësishme dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Sanaj u qëllua nga një automjet në lëvizje me breshëri kallashnikovi. I plagosur, 39-vjeçari u dërgua nga banorët e zonës në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

briken sanaj vritet briken sanaj

Sondazh

Poll