Aktualitet

Vrasja e Briken Sanajt në Tiranë, dalin PAMJET e makinës së djegur të autorëve, targa ishte vjedhur në Tiranë

Deri më tani është bërë me dije se 39-vjeçari ishte fillimisht në Lezhë ku ka marrë pjesë në dasmën e kushëririt të tij, e më pas kur ka mbaruar dasma, ata kanë sjellë bashkëshorten në Tiranë tek pallati ku jetonte prej më shumë se një viti.

31 Tetor 2022, 09:31 Nga k.m.
Vrasja e Briken Sanajt në Tiranë, dalin PAMJET e makinës së
Foto ilustruese

TIRANË- Dalin pamjet e makinës së përdorur nga autorët për vrasjen e Briken Sanajt në Tiranë mbrëmjen e djeshme. Fotoja është nxjerrë nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, ndërsa mësohet se makina ishte me targa të vjedhura vetëm pak ditë më parë në Tiranë.

Vrasja e Briken Sanajt në Tiranë, dalin PAMJET e makinës së

Deri më tani është bërë me dije se 39-vjeçari ishte fillimisht në Lezhë ku ka marrë pjesë në dasmën e kushëririt të tij, e më pas kur ka mbaruar dasma, ata kanë sjellë bashkëshorten në Tiranë tek pallati ku jetonte prej më shumë se një viti. Në momentin kur ka zbritur nga makina, ka shkuar për të takuar dy shokët e tij që e prisnin në një zonë tek Kodra e Diellit, e pikërisht aty i janë afruar me makinë. Me breshëri kallashnikovi e kanë qëlluar në fytyrë e më pas kanë ikur duke djegur makinën në Qafë Kashar. Brenda saj u gjet një kallashnikov që do të dërgohet në laborator për të zbuluar nëse ka detaje. 

Çfarë ndodhi mbrëmë?

Briken Sanaj u ekzekutua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në zonën e njohur si 'Kodra e Diellit' në Tiranë. I riu, i cili prej më shumë se 1 viti ishte rezident te 'Kodra e Diellit', njihej me emrin si Anton Gjini. Por sapo kishte ardhur për dasmën e shokut të tij. Sapo kishte parkuar, Sanaj zbriti të takonte dy shokë, kur një mjet i është afruar dhe e ka qëlluar me breshëri në fytyrë. Kanë qenë pikërisht dy miqtë e tij, të cilët dëshmuan të gjithë skenën ata që e dërguan në spital, por shënjestra kishte ndërruar jetë.

tiranë briken sanaj vritet briken sanaj

Sondazh

Poll