Aktualitet

Vrasja e 39-vjeçarit/ Konflikti mes familjes Sana dhe Kola për një vajzë, hasmëria që nuk përfundoi kurrë

Mes familjeve nisi një hasmëri që pavarësisht përpjekjeve për pajtim nuk u realizua.

31 Tetor 2022, 09:24 Nga A.B
Vrasja e 39-vjeçarit/ Konflikti mes familjes Sana dhe Kola për
Vendi i ngjarjes

TIRANË- Briken Sanaj dhe familja e tij, në të shkuarën kanë pasur konflikte me familjen Kola. Historia daton në vitin 2010 dhe shkak u bë një vajzë. Në vitin 2010 familja Sanaj ka pasur konflikt me familjen Kola për shkak të ngacmimit të një vajze. Konflikti u ashpërsua dhe vëllai i vogël i Briken Sanajt plagosi një prej djemve të familjes Kola.

Mes familjeve nisi një hasmëri që pavarësisht përpjekjeve për pajtim nuk u realizua. 39-vjeçari ishte fillimisht në Lezhë ku ka marrë pjesë në dasmën e kushëririt të tij. Kur ka mbaruar dasma, ata kanë sjellë nusen në Tiranë tek pallati ku jetonte prej më shumë se një viti.

Kur ka zbritur nga makina është qëlluar për vdekje nga një distancë e afërt nga një makinë në lëvizje. Makina e autorëve tip “Benz” u dogj pas ngjarjes në Qafë Kashar, ndërsa brenda saj u gjet një kallashnikov. Makina ishte me targa të vjedhura vetëm pak ditë më parë në Tiranë.

Briken Sanaj u ekzekutua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në zonën e njohur si 'Kodra e Diellit' në Tiranë. I riu, i cili prej më shumë se 1 viti ishte rezident te 'Kodra e Diellit', njihej edhe me emrin Anton Gjini. 39-vjeçari parkoi mjetin e tij, pasi u kthye në banesë bashkë me gruan. Pasi mbylli derën, shkoi deri tek zona e Globe, për të takuar dy miq të tij. Në këto momente, i afrohet një mjet tjetër, e nga dritarja e kësaj të fundit është nxjerrë një kallashkinov dhe është shtënë ndaj 39-vjeçarit, i cili plumbat i ka marrë në fytyrë. Kanë qenë pikërisht dy miqtë e tij, të cilët dëshmuan të gjithë skenën ata që e dërguan në spital. I riu humbi jetën. Policia shoqëroi dy miqtë e tij për të dhënë dëshminë e tyre. 

vritet briken sanaj briken sanaj

Sondazh

Poll