Aktualitet

VIDEO- Ishte dënuar me 7 vite burg për trafik narkotikësh, arrestohet 30-vjeçari (EMRI)

Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

31 Tetor 2022, 08:55 Nga A.B
VIDEO- Ishte dënuar me 7 vite burg për trafik narkotikësh,
Momenti i arrestimit

TIRANË- Behar Hajdini është arrestuar nga policia pas finalizimit të operacionit 'Zallmneri'. Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Ajdini ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Zallmneri", të zhvilluar në gusht 2018, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. L., I. S., B. L. dhe E. L., të cilët në bashkëpunim me 30-vjeçarin transportonin 67 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, gjatë operacionit.


NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar "Zallmneri", si rezultat i të cilit, në gusht 2018, u sekuestruan 67 kanabis. Ishte shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, kapet dhe vihet në pranga, nga Komisariati i Policisë Nr. 3, 30-vjeçari i dënuar me 7 vjet burgim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në Qafë-Shtamë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar shtetasin:

•Behar Hajdini, 30 vjeç, banues në Krujë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Zallmneri", të zhvilluar në gusht 2018, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. L., I. S., B. L. dhe E. L., të cilët në bashkëpunim me 30-vjeçarin transportonin 67 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, gjatë operacionit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

behar hajdini

Sondazh

Poll