Politike

SKANDALI/ Veliaj prezantohet si mësues filloreje, nxënësit e vegjël recitojnë abetaren për të

Një e nga një pyet nxënësit se nga janë me origjinë, nga i kanë prindërit, nëse janë fëmijë të vetëm apo kanë motra e vëllezër më të mëdhenj. Çfarë interesi mund të ketë një kryebashkiak për të ditur origjinën e prindërve të nxënësve të një prej dhjetëra shkollave të Tiranës? A është ky një informacion i vlefshëm për përurimin e një institucioni arsimor?

12 Tetor 2022, 14:04 Nga F.M
SKANDALI/ Veliaj prezantohet si mësues filloreje, nxënësit e
Kryebashkiaku Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj është futur në rolin e një mësuesi këtë paradite, teksa vë në ‘test’ nxënësit e dy shkollave në Kodër Kamëz, “Nënë Tereza” dhe “John F. Kennedy”. Mes dhjetëra problemeve me të cilat përballen nxënësit dhe prindërit në ditët e para të shkollës, Veliaj ka gjetur momentin për të bërë propagandë, duke qenë se na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet lokale që pritet të mbahen mes muajit prill dhe maj të vitit 2023. 

Dispozita normative për arsimin e thotë mjaft qartë që propaganda në ambientet e shkollave, kopshteve dhe çerdheve është e ndaluar me ligj.

Ora mësimore është e pacenueshme. Ora e mësimit nuk ndërpritet nga drejtuesit e institucionit, mësuesit e tjerë, punonjës të institucioneve të tjera ose vizitor, përveç lajmërimit të fatkeqësive familjare të nxënësit ose mësuesit ose të lajmërimeve të emergjencës. Mësuesi nuk e ndërpret procesin mësimor për të komunikuar me një person tjetër,”- por për Veliajn, shkelja e këtyre rregullave nuk përbën lajm. Skandali në ‘takimin përurues’ nis që në fillim të videos, në momentin që kryebashkiaku vë përpara tij një nxënëse dhe i kërkon të recitojë për të.

Pas recitimit që ‘mësuesi’ Veliaj e duartroket, kryebashkiaku teston edhe nxënës të tjerë. Njërin e pyet për alfabetin, një tjetri i kërkon gjithashtu të recitojë. Madje me këtë të fundit, shkon deri aty saqë i ulet në bankë dhe e konsideron ‘shok klase’. Nuk mungojnë as testet për sportin e teknologjinë, por në fund Veliaj i futet me ‘kokë' misionit për të cilin ka shkuar në këto shkolla. Një e nga një pyet nxënësit se nga janë me origjinë, nga i kanë prindërit, nëse janë fëmijë të vetëm apo kanë motra e vëllezër më të mëdhenj.

Çfarë interesi mund të ketë një kryebashkiak për të ditur origjinën e prindërve të nxënësve të një prej dhjetëra shkollave të Tiranës? A është ky një informacion i vlefshëm për përurimin e një institucioni arsimor?

“Ndërprerja e veprimtarisë së institucioneve arsimore në të gjithë vendin ose në zona të caktuara propozohet nga njësia bazë e qeverisjes vendore ose Ministria e Shëndetësisë dhe miratohet me vendim të posaçëm të ministrit,”- thuhet në pikën 10 të dispozitës arsimore, duke ngritur të tjera pyetje.

A ka dalë ndonjë vendim nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi për këtë ndërprerje që u bë sot, e cila gjithashtu e shoqëronte Veliajn në këtë ‘përurim’?

Pika 11, shkon akoma më tej.

Nxënësit që recituan e dhanë ‘provim’ para Veliajt, do të duhet të bëjnë orë shtesë mësimi për të zëvendësuar minutat që humbën sot me kryebashkiakun.

“Titullari i DAR/ZA-së i propozon ministrit mënyrën e kompensimit të kohës së humbur nga ndërprerja e mësimeve,”- thuhet në pikën 11.

Veliaj e arriti misionin, tashmë mbetet që nxënësve të këtyre dy shkollave t'ju jepet edhe shamia e pionerit dhe të nisin prezantimin e radhës për spektaklin e vlefshëm elektoral me një dëm të pariparueshëm mbi arsimin dhe fëmijët tanë.

erion veliaj

Sondazh

Poll