Politike

"Dosjet"/ Genta Sula: 78 personalitete kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit, por ende vijojnë punën

Gentiana Sula u shpreh se shifra e fundit e raportuar nga institucioni që ajo drejton është 78 ish-bashkëpunëtorë të sigurimit që ende vijojnë detyrën, pasi siç shpjegoi Autoriteti vetëm jep informacione institucioneve dhe ato vendosin çfarë të bëjnë me punonjësit e tyre. 

29 Shtator 2022, 21:59 Nga k.m.
"Dosjet"/ Genta Sula: 78 personalitete kanë qenë
Genta Sula

TIRANË- Genta Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve thotë se një numër i madh personalitetesh që kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit vijojnë punën edhe sot, pasi nuk filtrohen dot nga postet publike. Por jo në të gjitha ngjarjet ka ndodhur kështu. 

Në një intervistë për emisionin "Now", Gentiana Sula u shpreh se shifra e fundit e raportuar nga institucioni që ajo drejton është 78 ish-bashkëpunëtorë të sigurimit që ende vijojnë detyrën, pasi siç shpjegoi Autoriteti vetëm jep informacione institucioneve dhe ato vendosin çfarë të bëjnë me punonjësit e tyre. 

“Numri i fundit që kemi raportuar është 78. Nuk është bërë raportimi për të gjithë, por po ashtu nuk i ndjekim dot. I dërgojmë tek institucionet dhe ata i filtrojnë vetë. Ka institucione si shërbimi i jashtëm p.sh që nuk lejojnë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit, edhe në institucionet e Ministrisë së Drejtësisë është bërë lustracioni. E dimë që ata i kanë larguar nga detyra,”- tha Sula.

genta sula

Sondazh

Poll