Yuri Kim në Kuvend, takohet me Tabakun e Etilda Gjonaj! Deputetja e PD: Diskutuam për korrupsionin
Në fokus të bisedës së tyre mësohet se është çështja e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por nuk përjashtohet as diskutimi i politikës në Shqipëri.

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun në Kryesinë e Kuvendit. Në fokus të bisedës së tyre mësohet të ketë qenë çështja e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe çështje që lidhen me politikën e brendshme në vend.
Depuetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zbardhur dhe takimin që ka zhvilluar me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, ku e pranishme ishte dhe ish-ministrja e Drejtësisë, deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj. Me anë të një postimi në Twitter, Tabaku shkruan se fokusi i takimit ishin zgjedhjet e lira dhe lufta ndaj korrupsionit.
“Sot diskutova me ambasadoren amerikane në Shqipëri prioritetet e procesit të integrimit, rëndësinë e përfshirjes së drejtësisë. S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin: Luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira dhe të ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës! Gjithashtu fokus të veçantë morën dhe shqetësimet e opozitës & ekspertëve të pavarur mbi nismat e fundit qeveritare si: Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, Legalizimi i Kanabisit që nuk janë projekte nën frymën e integrimit ndaj i duhet thënë stop. E angazhuar për të mbikëqyrur dhe kontrolluar punën e qeverisë në këtë proces; duhet ndryshuar mentaliteti administratës publike! I bëj thirrje qeverisë ta përdorë procesin e integrimit si një mënyrë për tërheqjen e mijërave të rinjve të talentuar që janë larguar nga Shqipëria”, shkruan Tabaku. Ndërkohë që ambasadorja Kim, ende nuk ka ndarë detaje lidhur me çfarë u diskutua me dy deputetet e Kuvendit.
Disa ditë më parë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar një takim dhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Takimi me Metën u zhvillua në selinë e Partisë së Lirisë dhe pas takimit në reagimin e saj ambasada u shpreh se ky takim lidhet me takimet që ambasadorja po zhvillon me drejtuesit politik dhe përfaqësues të partive politike.
Sondazh
VD- Sula: Në 2013-të bëmë pakt me PS, lamë pushtetin që mos arrestohej asnjë ish-ministër i PD
Dashnor Sula TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehet se politikanët që kanë drejtuar vendin këto 3...
Meta ftesë Berishës: Të dalim me kandidatë të përbashkët për zgjedhje, ndryshe humbasim
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu drejtua ditën e sotme kryetarit aktual të Partisë Demokrati...
Kumbaro: Brenda muajit dhjetor bizneset duhet të pajisen me leje për plazhet
Mirela Kumbaro DURRËS- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka bërë të ditur se brenda muajit dhjetor, të gjitha bizn...
Rama: S’po favorizojmë të pasurit, por hotelet me 4-5 yje nuk sjellin turistë që marrin bukën me vete
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se turizmi në një vend nuk favorizohet nga turistë që vijnë...
Rama: Prokurorët marrin para e mbyllin çështjet e ndërtuesve të mëdhenj, na nxorrënbojën me kotece pulash
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar prokurorët se po i nxjerrin 'bojën' Shqipërisë duke favorizuar ndërtuesit e...
KUSHTI/ Rama: Nuk japim leje për hotele që nuk kanë hapësira argëtimi për fëmijët
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se asnjë hotel apo fhsat turistik nuk do të ngrihet më, pa pasur programe për të p...
VD- Përnaska përplaset me Shehun: Hapni garën në PD! Të ikin ata që janë aty, s'kanë kokërr vote
Tritan Shehu dhe Lajla Pernaska TIRANË- Ish-deputetja Lajla Përnaska kërkon që të largohen figurat e vjetra nga politika shqiptare...
PARALAJMËRIMI/ Rama-ndërtuesve: Nuk do gëzoni asnjë metër që keni ndërtuar pa leje
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu drejtua ndërtuesve me një mesazh të qartë. Duke iu thënë se nuk do prekin dot ...
Kapet me Lelin e Bashën/ Rama: Me përjashtimin të Vlorës kemi pasur një sezon më të pastër se kurrë! Tirana flinte gjumë
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka 'thumbuar' sërish kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli dhe ish-kryebashkiakun e Tiranës Lulzim...
Ndërtimet pa leje, Rama: Nxorëm mësim, u turpëruam nga llumi në drejtësi, polici e inspektoriate
Edi Rama DURRËS- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se lufta ndaj ndërtimeve pa leje do të vijojë. Nga Durrësi, Ram...
