Politike

Reagimi i ministrisë Bullgare, Rama: Dikush duhet t'i ndihmojë me përkthimin e përgjigjes time

Rama sygjeron që dikush të ndihmojë Bullgarinë me përkthimin e përgjigjes që ai dha në forum.

31 Gusht 2022, 14:29 Nga A.B
Reagimi i ministrisë Bullgare, Rama: Dikush duhet t'i ndihmojë me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguiar pas deklaratës së Ministrisë Bullgare e cila me anë të një deklarate publike deklaroi se kreu i qeverisë shqiptare përdori një gjuhë të papranueshme dhe antibullgare gjatë Forumit të Bledit më 29-30 gusht. Rama, përmes një postimi të bërë në 'Twitter' thekson se ajo që u tha nga ai në Forum është thjesht një përsëritje e gjërave që ka thënë në muajin qershor. Po ashtu, Rama sygjeron që dikush të ndihmojë Bullgarinë me përkthimin e përgjigjes që ai dha në forum.

REAGIMI I RAMËS:

Nëse Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk kishte asgjë më të rëndësishme sot sesa një deklaratë publike për diçka që thashë në një panel të Forumit Strategjik të Bled, nuk mund ta marr si një kompliment të madh për forumin dhe panelin, duke përfshirë edhe veten time! Por seriozisht, kjo është e pamerituar.

Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin e qetë të përgjigjes sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve për anëtarësim dhe kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata! Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor.

Reagimi i ministrisë Bullgare, Rama: Dikush duhet t'i ndihmojë me

ÇFARË NDODHI MES RAMËS DHE MINISTRISË SË JASHTME BULLGARE?

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë doli ditën e sotme me një deklaratë kundër kryeministrit Edi Rama. Në deklaratë thuhet se reagimi i Ramës gjatë Forumit të Bledit më 29-30 gusht ishte i papranueshëm, i pahijshëm dhe absolutisht antibullgar. Ministria e Jashtme e cilëson të rremë deklaratën e Ramës se Bullgaria ka bllokuar në vazhdim të 8 viteve fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Rama tha në Forumin e 17-të Strategjik të Bled më 29-30 gusht: Shtetet anëtare ishin gati t'i thoshin 'Po' Shqipërisë pas tetë vjetësh por Bullgaria na pengoi

edi rama ministria e jashtme bullgare bullgari

Sondazh

Poll