Politike

Shkarkimi i Nanos, Ambasada Amerikane i del në mbrojtje: Vlerësim, partner i fortë!

Ambasada Amerikane në Shqipëri e cilëson Gledis Nanon si partner të fortë dhe e vlerëson për punën e kryer si Drejtor i Policisë së Shtetit e si Drejtor i Zyrës kundër Terrorizimit.

31 Gusht 2022, 12:21 Nga A.B
Shkarkimi i Nanos, Ambasada Amerikane i del në mbrojtje: Vlerësim,
Yuri Kim dhe Gledis Nano

TIRANË- Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar pas bërjes publike nga ministri Bledi Çuçi për shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. (Lajm ky i bërë me dije nga Dosja.al që dy ditë më parë). Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Ambasada e cila duket se po i del në mbrojtje, shkruan se e vlerëson punën e bërë nga Nano dhe e cilëson si partner të fortë. 

POSTIMI I AMBASADËS:

I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit.

Shkarkimi i Nanos, Ambasada Amerikane i del në mbrojtje: Vlerësim,

Reagimi vjen pas shkarkimit zyrtar që iu bë sot drejtorit të Policisë, Gledis Nano. Drejtorit aktual, Gledis Nano, iu kërkua të jepte dorëheqjen dhe përmes një procedure pa zhurme do të bëhej kalimi i detyrës mes tij dhe Muhamed Rrumbullakut. Por çuditërisht, ndryshe nga paraardhësit e tij, Nano nuk pranoi. Këmbëngulja e tij i la radhën një shkarkimi ku ministri i Brendshëm e bëri sot përgjegjës për disa ngjarje, përfshirë zhdukjen e Ervis Martinajt dhe ngjarjen e Himarës. Kabineti e shkarkoi Nanon pas 10 muajve qendrim në detyrë dhe një "lobimi" të fortë nga Ambasada Amerikane, që i dha certifikatë para se të emërohej dhe e ka mbajtur si partner të fortë në Shqipëri. 

gledis nano ambasada amerikane shkarkohet gledis nano

Sondazh

Poll