Politike

LSI depoziton për regjistrim në Gjykatë ndryshimin e emrit në Partia e Lirisë

Kërkesa për depozitim aktesh nga LSI në Gjykatë është kryer më 1 gusht.

31 Gusht 2022, 13:57 Nga A.B
LSI depoziton për regjistrim në Gjykatë ndryshimin e emrit
Ilir Meta

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar për regjistrim në Gjykatë ndryshimin e emrit në Partia e Lirisë. Kërkesa për depozitim aktesh nga LSI në Gjykatë është kryer më 1 gusht. 

Data dhe gjyqtari për këtë çështje ende nuk janë caktuar. 

Ndryshimi i emrit nga LSI- në PL u propozua dhe miratua në Konventën Kombëtare të LSI-së, më 27 korrik 2022. Në atë ditë u prezantuan ndryshimet statutore e një prej tyre ishte dhe ndryshimi i emrit të partisë.

Zyrtarët e partisë deklaruan se konventa do të shërbejë si pikënisje për ridimensionim të LSI, por edhe për të sjellë ndryshimin që i duhet opozitës në vend.

partia e lirisë ilir meta

Sondazh

Poll