Politike

'Bullgaria na pengoi'/ 'Ankohet' Ministria e Jashtme, Rama: Shikoni mirë përkthimin

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e cilëson të rremë deklaratën e Ramës se Bullgaria ka bllokuar në vazhdim të 8 viteve fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

31 Gusht 2022, 14:04 Nga A.B
'Bullgaria na pengoi'/ 'Ankohet' Ministria e Jashtme, Rama:
Edi Rama

TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme i cilësoi si të papranueshme, të pahijshme dhe absolutisht antibullgare deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë Forumit të Bledit më 29-30 gusht. Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e cilëson të rremë deklaratën e Ramës se Bullgaria ka bllokuar në vazhdim të 8 viteve fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. MPJ thekson se retorika antibullgare e Edi Ramës është e kombinuar tashmë me një fokus antievropian dhe një përpjekje për të poshtëruar mekanizmat e procesit evropian. Qëndrimi i Ministrisë thekson se Bullgaria rezervon të drejtën të reagojë në mënyrën e duhur, duke ndjekur parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane.

DEKLARATA E MINISTRISË SË JASHTME:

Në lidhje me deklaratat e reja, të paprovokuara, të njëpasnjëshme antibullgare të kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë Forumit të Bled më 29-30 gusht të këtij viti, bazuar në deklaratën e rreme se Bullgaria bllokoi fillimin e negociatave të Shqipërisë për 8 vjet për anëtarësimin në BE. MPJ i refuzon me vendosmëri sugjerimet e tij si të papranueshme dhe të pahijshme për sjelljen e një kryeministri të një vendi kandidat për anëtarësim në BE. Ministria e Jashtme ka shprehur tashmë qëndrimin e saj në lidhje me retorikën antibullgare të Edi Ramës, e cila është kthyer në një refren të përhershëm të fjalimit të tij politik. Tani ajo është e kombinuar me një fokus anti-evropian dhe një përpjekje për të poshtëruar mekanizmat e procesit evropian. Deklaratat zbulojnë keqkuptime rreth kuptimit politik të procesit të vendosjes së marrëdhënieve në rajon në binarët evropianë. Natyrisht, bëhet fjalë ose për mungesë të aftësive komunikuese evropiane ose për një nxitje të qëllimshme të ndjenjave anti-evropiane. Bullgaria rezervon të drejtën të reagojë në mënyrën e duhur ndaj sjelljes së kryeministrit shqiptar, duke ndjekur parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane.

'Bullgaria na pengoi'/ 'Ankohet' Ministria e Jashtme, Rama:

Nuk vonoi shumë dhe kryeministri i vendit u ka kthyer përgjigje këtyre akuzavve. Kreu i qeverisë, Edi Rama kërkon që ministria e jashtme e Bullgarisë të shikojë më mirë përkthimin e përgjigjes që ai dha forum si dhe shtoi se të njëjtat gjëra që tha i ka deklaruar edhe më herët.

PO ÇFARË DEKLAROI RAMA?

Rama mori pjesë në Forumin e 17-të Strategjik të Bled më 29-30 gusht. Duke folur në forumin e 29 gushtit, Kreu i Qeverisë tha se Bullgaria bllokoi fillimin e negociatave të Shqipërisë për 8 vite me radhë.

"Lufta nuk përshpejtoi asgjë, sepse 'po', për Shqipërinë ishte atje, nëse Bullgaria nuk do të ishte atje. Por Bullgaria është sigurisht atje dhe ajo rrëmbeu Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë shumë kohë më parë. Shtetet anëtare ishin gati t'i thoshin 'Po' Shqipërisë pas tetë vjetësh por Bullgaria na pengoi", tha Rama duke shtuar: Me fjalë të tjera, ishte Bullgaria dhe jo Rusia që e shkaktoi këtë.

edi rama ministria e jashtme bullgare bullgari

Sondazh

Poll