Politike

VD-Rikthimi i basteve, Meta: Delenxhiu po vë monopolin e familjes së tij në krye të bixhozit (I nxjerr VD me Kuran)

Meta e quajti Ramën një delenxhi ndërsa tha se qëllimi është pasurimi familjar.

31 Gusht 2022, 12:03 Nga f.g
VD-Rikthimi i basteve, Meta: Delenxhiu po vë monopolin e familjes së
Momenti ne video

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e shikon si monopolizim të familjes së kryeministrit Edi Rama nismën për të lejuar rikthimin e basteve sportive. Teksa risolli para gazetarëve një video të vitit 2018, kur kryeministri mbronte në "Zonë e Lirë" mbylljen e bixhozit si të ndaluar nga Kurani, Meta e quajti Ramën një delenxhi ndërsa tha se qëllimi është pasurimi familjar.

Pyetja nga gazetarja: Grupet e interesit për bastet, ju e dekretuat ligjin dhe sot është nisma e tij për të rikthyer bastet kur tha se kurani nuk e lejon bixhozin?

Meta tregon VD dhe thotë: Video është edhe më e gjatë, edhe më e gjatë e një delenxhiu që me shqetësimin gjoja për të ruajtur fëmijët dhe familjet shqiptare, vendosi mbylljen dhe sot gjoja gjen një alibi se do të ndihmojë sportin, se kush e pengoi këtë 10 vite të mos e ndihmonte sportin me vjedhje të fryra 5 dhe 10 vite. Të gjithë e kuptojnë, po përpiqet të vejë monopolin e familjes së tij në krye të lojërave të fatit dhe bixhozit. është aventurier sa mendon se mund të vejë në bixhoz të ardhmen e një vendi të tërë. 

rikthimi i basteve sportive ilir meta edi rama

Sondazh

Poll