Politike

Përdhunimi i 11-vjeçares në Kosovë, Berisha mbështet protestën në Tiranë: Reagim i jashtëzakonshëm

Sipas Berishës, përdhunimi i vogëlushes 11 vjeçare nga 5 meshkuj në Prishtinë është një akt i tmerrshëm e çnjerëzor

31 Gusht 2022, 14:25 Nga A.B
Përdhunimi i 11-vjeçares në Kosovë, Berisha mbështet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbështet protestën e cila do të zhvillohet ditën e sotme në sheshin 'Nënë Tereza' për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna shtazore e patriarkale. Sipas Berishës, përdhunimi i vogëlushes 11 vjeçare nga 5 meshkuj në Prishtinë është një akt i tmerrshëm e çnjerëzor, i dënueshëm në çdo nivel të tij.

POSTIMI I BERISHËS:

Miq, mbështes me përulje protestën 'Solidaritet me Prishtinën' që do të mbahet sot në Sheshin Nënë Tereza, në ora 18:30, për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna shtazore e patriarkale. Solidariteti është forma më fisnike e ndarjes së dhimbjes, zhgënjimit, indinjatës, kërkesës për drejtësi ndaj fenomeneve monstruoze që ndodhin në një shoqëri si dhe e angazhimit shoqëror për edukimin e mëtejshëm të të rinjve e parandalimin e krimeve të një kalibri që në fakt nuk duhet të kryeshin më.

Përdhunimi i vogëlushes 11 vjeçare nga 5 meshkuj në Prishtinë është një akt i tmerrshëm e çnjerëzor, i dënueshëm në çdo nivel të tij. Është një akt që prek një shoqëri të tërë, brenda e jashtë kufijve, që tejkalon ligje, rregulla e norma të shkruara dhe që kërkon një angazhim masiv, sa shpirtëror e intelektual aq edhe fizik, lëvizës e shkundës, siç po bën Kosova e sa mirë edhe Shqipëria që e mbështet. Shoh një reagim të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm, brenda e jashtë trojeve të vëllezërve e motrave tanë në Kosovë, për këtë ngjarje që më ka lënë pa fjalë e më ka tronditur sa s'ka. Ndaj, duke kërkuar ndëshkimin shembullor të kriminelve të këtij akti, shreh solidaritetin tim me viktimën dhe familjen e saj dhe bashkohem plotësisht me çdo reagim të ardhur si pasojë e këtij krimi kolektiv që s'duhej të kish ndodhur kurrë

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arrestuar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh.

sali berisha protesta per perdhunimin e 11-vjecares

Sondazh

Poll