Politike

Rikthimi i basteve sportive/ Gjergj Ruli: Po hapi o burrë i dheut, kam parë Presidentë që futen e venë ndeshje

Sipas Rulit, rikthimi i basteve sportive do të eliminojë shumë konflikte mes shqiptarëve që lindin si pasojë e borxheve të marra për bixhoz. 

31 Gusht 2022, 12:00 Nga F.M
Rikthimi i basteve sportive/ Gjergj Ruli: Po hapi o burrë i dheut, kam
Gjergj Ruli

TIRANË- Ish-atleti dhe trajneri i atletikës Gjergj Ruli i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të lërë mënjanë hipokrizinë dhe të japë 'ok'-n për legalizimin e lojërave të fatit. I pranishëm në dëgjesën e organizuar nga kryeministri Edi Rama, Ruli tha se lojerat e fatit janë aktive kudo dhe se është një ves që nuk hiqet, duke e krahasuar me alkoolin e cigaren.

Ruli tha gjithashtu se ka parë se si Presidentë të vendeve të ndryshme të botës vendosin ndeshje,  e ndaj në Shqipëri nuk ka pse të mos bëhet legalizimi i tyre. Sipas Rulit, rikthimi i basteve sportive do të eliminojë shumë konflikte mes shqiptarëve që lindin si pasojë e borxheve të marra për bixhoz. 

"Lojërat e fatit luhen shumë, duhet të jemi koshientë që nëpër kafene shihen të gjithë që lozin. Janë 1 milionë shqiptarët nëpër botë, djali i hallës, çuni dajës, ja ku i ke lekët, m’i ve t’i jap kur të vish. Le të hapen, mos të merremi me AKEP, e kemi celularin. Ky ves ka lind qenë kohën e Romës, veset si ndalojmë dot. Mos të jemi hipokritë edhe unë kam qenë jashtë kam vënë ndonjë ndeshje. Para hotelit kam parë president që janë fut dhe kanë vënë ndeshje. Dalim tani dhe themi po i hap. Po hapi o burrë i dheut të ketë para sporti. Mos të lodhen këta hape mbyll. Vriten ata pastaj, nga Anglia thotë jo më dhe lekët, jo s’më dhe lekët, këtu jetojmë, këtu, nuk është vend u madh. Të hapen të ndihmohet sporti. Të mos lodhen mbyll e hap e hap e mbyll,"- tha Ruli. 

gjergj ruli edi rama rikthimi i basteve sportive

Sondazh

Poll