Politike

VD-Shkarkimi i Gledis Nanos, reagon Meta: Kokë turku e Rilindjes, bandat janë të lidhura direkt me Ramën!

Meta tha se policia është e politizuar dhe se bandat bashkëpunojnë direkt me kryeministrin duke bërë që roli i drejtorit të jetë inekzistent

31 Gusht 2022, 12:12 Nga f.g
VD-Shkarkimi i Gledis Nanos, reagon Meta: Kokë turku e Rilindjes, bandat
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quajti një "kokë turku" ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në një komunikim të shkurtër me gazetarët nga selia e Partisë, Meta tha se policia është e politizuar dhe se bandat bashkëpunojnë direkt me kryeministrin duke bërë që roli i drejtorit të jetë inekzistent. 

Komenti i Metës për Gledis Nanon: 

Nuk besoj se ka ndonjë naiv në këtë vend që të vesojë se drejtori i policisë, deri dje apo deri para dy vitesh apo deri para 6 vitesh apo 10 vitesh që nga momenti që Rama u bë kryeministër, pra drejtori dhe performanca e tij ka qenë problemi i rendit publik, i sigurisë, i luftës kundër drogës. Njëkohësisht as edhe ministrat që janë bërë kokë turke pas kokës së turkut dhe situata e rendit ka ardhur duke u përkeqësuar në mënyrë ekstreme, që e dëshmojnë edhe demonstrimet e hapura të forcës së nëntokës që kanë dalë mbi tokë. Përfshirja e segmenteve të policisë, për arsye politike në këtë nxitje “hënkshin kokat me njëri tjetrin” që ka promovuar kryeministri aktual.

Të gjithë e dinë që lidhet e bandave janë të drejtpërdrejta me kryeministrin, me ministrat me kryetaret e grupeve të deputeteve sipas qarqeve. Kjo është arsye që shumë drejtuese në qarqe janë në shërbim të rilindjes vetëm për qëllime korruptive, por që nuk kanë lidhje me zinxhirin komandues të policisë së shtetit. Ndaj askush nuk mund të mashtrohet se një shkarkim si ky i sotmi mund të jetë shpresëdhënës për një përmirësim të funksionimit të policisë dhe integritetit të saj apo të depolitizimimt të këtij institucioni për fat të keq partiak. Është koha që të gjithë llogaridhënien për situatën kriminale për dështimin e rendit publik, për vrasjet që ndodhin në qytetet tona, ta kërkojnë tek njeriu që komunikon drejtpërdrejt me krimin, që e motivon atë, që e ka ndarë Shqipërinë në principata në ndikimin e vetë kriminelëve duke dëmtuar funksionimin e ligjit dhe integritetin e policisë. U Bëj thirrje policisë që të zbatojnë ligjin dhe mos përdoren nga politika, të mos bashkëpunojnë me krimin.

Reagimi vjen pas sot u shkarkua nga detyra 10 muaj pas emërimit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Nano u largua nga detyra pasi nuk pranoi të jepte dorëheqjen që iu kërkua nga qeveria. Nano u bë përgjegjës nga kabineti qeveritar për ngjarjen e fundit kriminale që kanë ndodhur përfshirë edhe tragjedinë e Himarës ku një ish-shef Komisariati përplasi me skaf për vdekje një vajzë të mitur. 

largohet gledis nano ilir meta

Sondazh

Poll