Aktualitet

Makina e djegur në Zall-Herr, Policia: U gjet 5 ditë më parë, është e vështirë dallimi i mjeteve identifikuese

Policia thotë se automjeti ka qënë i djegur plotësisht ka qënë e vështirë për shërbimet e Policisë dallimi i elementeve identifikuese të tij.

27 Gusht 2022, 13:45 Nga DOSJA
Makina e djegur në Zall-Herr, Policia: U gjet 5 ditë më
Policia

TIRANË- Policia ka konfirmuar gjetjen e një mjeti të shkrumbuar në afërsi të fshatit Dritas. Forcat blu njoftojnë se mjeti është gjetur 5 ditë më parë në njësinë administrative Zall-Herr. Policia thotë se automjeti ka qënë i djegur plotësisht ka qënë e vështirë për shërbimet e Policisë dallimi i elementeve identifikuese të tij.

Policia ka nisur punën me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 22.08.2022, jemi njoftuar se në fshatin Dritas, Njësia Administrative Zall-Herr, është gjetur një automjet i djegur plotësisht. Duke qënë se automjeti ka qënë i djegur plotësisht ka qënë e vështirë për shërbimet e Policisë dallimi i elementeve identifikuese të tij. Gjatë këtyre ditëve, ka vijuar puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

makine e djegur ne tirane

Sondazh

Poll