Aktualitet

Vrau babanë me sende të forta, 37-vjeçari nga Mallakastra nuk shfaq pendesë për krimin

Mësohet se Muhametaj teksa është pyetur në polici në lidhje me ngjarjen e rëndë, ai ka treguar se çfarë ka ndodhur në mënyrë të ftohtë si dhe duke mos shfaqur asnjë shenjë pendese. 

27 Gusht 2022, 12:35 Nga I.A
Vrau babanë me sende të forta, 37-vjeçari nga Mallakastra
Mariglen Muhametaj

MALLAKASTËR- 37-vjeçari Mariglen Muhametaj që vrau babanë në Mallakastër dy netë më parë nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin. Mësohet se Muhametaj teksa është pyetur në polici në lidhje me ngjarjen e rëndë, ai ka treguar se çfarë ka ndodhur në mënyrë të ftohtë si dhe duke mos shfaqur asnjë shenjë pendese.  

Muhametaj është në pritje të masës së sigurisë për veprën penale ” vrasje në rrethana të tjera cilësuese’.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy netë në fshatin Greshicë. 37-vjeçari qëlloi me sende të forta për vdekje të atin, Qemal Muhametajn e më pas u arratis. E gjithë ngjarja ndodhi në prani të nënës së tij, e cila është e paralizuar. Autori, Mariglen Muhametaj u arrestua mëngjesin e djeshëm pas disa orësh ndjekje nga policia.

qemal muhametaj mariglen muhametaj

Sondazh

Poll