Aktualitet

Tentoi të digjte 16-vjeçaren me benzinë, zbardhet dëshmia e të riut: Doja vetëm ta trembja

Mësohet se gjatë seancës së sotme, është caktuar masa e sigurisë për të dashurin e 16-vjeçares si dhe për dy shokët e tij. 

27 Gusht 2022, 12:22 Nga I.A
Tentoi të digjte 16-vjeçaren me benzinë, zbardhet dëshmia
Tre personat qe dhunuan te rene

TIRANË- Tre të rinjtë që dhunuan dhe tentuan të digjnin me benzinë një 16-vjeçare kanë dalë para Gjykatës në Tiranë. Mësohet se gjatë seancës së sotme, është caktuar masa e sigurisë për të dashurin e 16-vjeçares si dhe për dy shokët e tij. 

Në arrest me burg është lënë Ardit Çela, ndërsa për dy shokët e tij Enea Xhori dhe Dean Matja është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje. Gjatë seancës së sotme, Çela ka mohuar akuzat e tij se tentoi që të digjte të renë, duke thënë se shkoi vetëm për tu sqaruar me atë. Po ashtu ai ka theksuar se ai thjesht ka dashur që ta trembë atë. 

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në kryeqytet, Fillimisht u arrestua 25-vjeçari Ardit Çela, i cili pretendonte se kishte lidhje dashurie me të miturën. Bashkë me dy shokët e tij, Enea Hoxhën dhe një 17-vjeçar, rezulton sipas policisë së ata kanë rrahur fillimisht vajzën pranë një pallati në kryeqytet dhe më pas e kanë futur në bagazhin e makinës duke tentuar djegien e saj me benzinë. Ka qënë e mitura ajo e cila bërë kallëzim ndaj  bashkjetuesit së saj dhe shokëve të tij për ngjarjen e cila fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi. Sipas saj i dashuri e ka spërkatur me benzinë poshtë pallatit të banesës së saj. Fatmirësisht, tre të rinjtë nuk mundën që t'ia arrinin qëllimin që kishin. 

tentohet te digjet me benzine 16-vjecarja ardit Çela enea xhori dean matja

Sondazh

Poll