Aktualitet

Tentoi të digjte 16-vjeçaren me benzinë, 25-vjeçari kërcënon: Po të kapa përjashta do ta fus...

Gjatë seancës së sotme Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për 25-vjeçarin, ndërkohë që për dy shokët e tij është caktuar masa detyrim paraqitje.  

27 Gusht 2022, 13:03 Nga I.A
Tentoi të digjte 16-vjeçaren me benzinë, 25-vjeçari
Ardit Çela

TIRANË- Ardit Çela që dy ditë më parë tentoi të digjte 16-vjeçaren me benzinë ka kërcënuar në seancën e sotme gjyqsore. Teksa ka shfaqur shenja nervozizmi të mëdha, Çela dëgjohet të thotë fjalët: Do ta fus atë telefon në by**ë po të pashë përjashta, po hë.

Gjatë seancës së sotme Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për 25-vjeçarin, ndërkohë që për dy shokët e tij është caktuar masa detyrim paraqitje.  

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në kryeqytet, Fillimisht u arrestua 25-vjeçari Ardit Çela, i cili pretendonte se kishte lidhje dashurie me të miturën. Bashkë me dy shokët e tij, Enea Hoxhën dhe një 17-vjeçar, rezulton sipas policisë së ata kanë rrahur fillimisht vajzën pranë një pallati në kryeqytet dhe më pas e kanë futur në bagazhin e makinës duke tentuar djegien e saj me benzinë. Ka qënë e mitura ajo e cila bërë kallëzim ndaj  bashkjetuesit së saj dhe shokëve të tij për ngjarjen e cila fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi. Sipas saj i dashuri e ka spërkatur me benzinë poshtë pallatit të banesës së saj. Fatmirësisht, tre të rinjtë nuk mundën që t'ia arrinin qëllimin që kishin. 

ardit Çela tentohet te digjet me benzine 16-vjecarj

Sondazh

Poll