Aktualitet

Turistët kontribuojnë me para në xhaminë ‘Et’hem Beu’, Sejko: E paskan të paracaktuar shumën, po kusuri?

Vendimi i marrë nga xhamia, sipas Genc Sejkos është gabim e se duhet korrigjuar sa më parë nga ana e stafit pasi ky njoftim nuk e nderon institucionin, besimtarët apo vizitorët.

27 Gusht 2022, 13:30 Nga A.B
Turistët kontribuojnë me para në xhaminë ‘Et’hem
Genc Sejko

TIRANË- Bileta që kushton 1 euro e që të mundëson futjen e vizitorëve në xhaminë e ‘Et’hem Beut’ u bë menjëherë temë bisede në rrjet. Kjo është komentuar edhe nga Genc Sejko. Ky i fundit, ka ndarë reagimin e stafit të xhamisë, të cilët bënë të ditur se kontributi prej 1 euro nuk është me detyrim por është kontribut vullnetar. 

'Pra me logjikën e myftinisë, vizitorët që dëshirojnë të japin një kontribut për mirëmbajtjen e xhamisë e kanë të paracaktuar shumën që duhet të jetë 1 euro. Sepse nëse vendosin të dhurojnë më shumë apo më pak myftinia nuk ka marrë masa të lëshojë biletën përkatëse apo të kthejë kusur'- shkruan ndër të tjera Sejko. 

Ai shton se ky gabim duhet korrigjuar sa më parë nga ana e stafit të xhamisë pasi ky njoftim nuk e nderon institucionin, besimtarët apo vizitorët.

POSTIMI i plotë:

Myftinia ka patur mirësinë të reagojë pas publikimit të biletës që vizitorët duhet të paguajnë në xhaminë e Ethem Beut. Justifikimi: bileta nuk është e detyrueshme dhe është kontribut vullnetar. Pra me logjikën e myftinisë, vizitorët që dëshirojnë të japin një kontribut për mirëmbajtjen e xhamisë e kanë të paracaktuar shumën që duhet të jetë 1 euro. Sepse nëse vendosin të dhurojnë më shumë apo më pak myftinia nuk ka marrë masa të lëshojë biletën përkatëse apo të kthejë kusur. Kështu që është në nderin e myftinisë të heshtë dhe të korrigjojë gabimet se sa të harxhojë energji lart e poshtë duke publikuar njoftime për shtyp me një gjuhë që nuk nderon as institucionin, besimtarët apo dhe vizitorët e xhamisë.

Një ditë më parë qarkulloi në media se çdo vizitor duhet të kontribuojë një shumë të caktuar për të hyrë brenda xhamisë. Mirëpo, në një prononcim për Dosja.al, Lauren Luli, Myftiu i Tiranës është shprehur se bileta nuk është e detyrueshme për askënd, por është një kontribut. Luli tha se çdo turist që vjen të vizitojë xhaminë mund të kontrobuojë sipas dëshirës duke paguar biletën prej 1 eurosh.

genc sejko

Sondazh

Poll