Aktualitet

Ndihmoi dhe lëvizi me makinë Martinajn! Ky është agjenti i operacionales, Jeton Lami

Jeton Lami, efektivi i operacionales u la dy ditë më parë në 'arrest me burg' nga Gjykata e Kurbinit

27 Gusht 2022, 13:42 Nga A.B
Ndihmoi dhe lëvizi me makinë Martinajn! Ky është agjenti i
Jeton Lami

TIRANË- 'Oranews' ka siguruar foton e ish-agjentit të forcave operacionale, Jeton Lami, i cili është lënë në arrest me burg pasi dyshohet se ndihmuar Ervis Martinajn të arratiset.

Ndihmoi dhe lëvizi me makinë Martinajn! Ky është agjenti i

Arrestimi i Lamit është kryer në zyrën e Drejtorit të Operacionales, ku Lami është thirrur privatisht, që sipas shefave të tij duhej të sqaronte një moment pune. Lami ka shkuar në zyrë tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku teksa është përballur me shefat, ata e kanë pyetur se në çfarë periudhe kohore kishte nisur punën në Forcën Operacionale. Lami ka treguar se kishte nisur punën 3 vite më parë, pasi ishte zgjedhur për tu bërë pjesë në këtë strukturë nga drejtori i asaj kohe, Bujar Ahmeti. Nga ana tjetër shefat i kanë bërë me dije nëse kishte qënë ndonjëherë në Durrës në ditët e para të muajit gusht, dhe Lami mësohet të jetë përgjigjur se kishte vizituar qytetin e Durrësit, i shoqëruar me njerëz të afërm të tij. Pas kësaj sërish shefat e kanë pyetur nëse është shoqëruar ndonjëherë me persona në kërkim nga policia dhe prokuroria, por Lami ka treguar se nuk e kishte bërë një gjë të tillë. Edhe kur është pyetur nëse ishte shoqëruar me Ervis Martinaj, sërisht Lami ka treguar se një gjë të tillë nuk e kishte bërë asnjëherë.

Por në këto momente Lamit i është kërkuar të shohë një video, në të cilën ai ka parë veten e tij në ambjentet e një hoteli në Durrës, ku shoqërohej me biznesmenin e shpallur në kërkim nga SPAK, Ervis Martinaj. 

Efektivi i operacionales u la dy ditë më parë në 'arrest me burg' nga Gjykata e Kurbinit. Ai dyshohet se ai e ka transportuar me makinë disa herë nga Lezha në Laç apo në Shkodër, të shumëkërkuarin Ervis Martinajn, gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim, pas zhvillimit të operacionit “Plumbi i artë”. 

jeton lami ervis martinaj

Sondazh

Poll