Aktualitet

Dyshohet se u përdor për ngjarje kriminale, gjendet mjeti i djegur pranë Rinasit

Mësohet se makina është djegur disa ditë më parë, ndërsa rezulton e vjedhur ne Laprakë para disa javëve,

27 Gusht 2022, 11:51 Nga A.B
Dyshohet se u përdor për ngjarje kriminale, gjendet mjeti i djegur
Foto ilustruese

TIRANË- Një mjet tip 'Tuaregr' është gjetur ditën e sotme i shkrumbuar. Gazetarja Klodiana Lala raporton se mjeti është gjetur në lagjen 'Dritas', pranë Rinasit, në Tiranë. Mësohet se makina është djegur 5 ditë më parë, ndërsa rezulton e vjedhur ne Laprakë para disa javëve. Nuk dihet ende se çfarë është gjetur brenda mjetit pas zbulimit të tij.

Ka dyshime se mjeti mund të jetë përdorur për ngjarje kriminale. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për të zbardhur itinerarin e mjetit e për të zbuluar se kush janë personat përgjegjës.

 

mjet i djegur ne tirane

Sondazh

Poll