Aktualitet

I shpallur në kërkim për drogë, policia arreston 59-vjeçarin në Selenicë

Gjykata e Vlorës i kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.

27 Gusht 2022, 13:15 Nga A.B
I shpallur në kërkim për drogë, policia arreston
Policia

VLORË- Një 59-vjeçar është arrestuar në fshatin Peshkëpi të Selenicës, pasi ishte në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike. Gjykata e Vlorës i kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë. Ai u arrestua në 20 qershor 2021, pasi në banesën e tij iu gjetën të kultivuara bimë kanabisi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetasit S. H., 59 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 14.01.2022, i ka caktuar 59-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Më datë 20.06.2021, nga strukturat e DVP Vlorë, në fshatin Peshkëpi, Selenicë, në afërsi të banesës së këtij shtetasi, janë gjetur të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 59-vjeçari është autor i kësaj veprimtarive kriminale.

arrestim ne selenice

Sondazh

Poll