Aktualitet

DETAJE/ Dogji për së gjalli gjyshen e nipin/ Me pranga në duar dhe i qetë, dalin fotot e Ledjon Brakës

Sipas Poilicisë ende pa dhënë shpirt Irini Marmarino dhe nipi i saj Lambros Protonotarios ata u dogjën. Ndërkohë autopsia tregon se ata janë dhunuar barbarisht me grushta dhe shqelma duke iu shkaktuar fraktura të rëndë.

20 Gusht 2022, 16:39 Nga e.k
DETAJE/ Dogji për së gjalli gjyshen e nipin/ Me pranga në duar
Ledjon Brakaj

MALTË- Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga Policia pas daljes nga Gjykata. Mediat malteze kanë publikuar foton e 36-vjeçarit Ledjon Brakaj i cili, dyshohet se ka vrarë e më pas djegur dy persona pasi u vodhi një shumë prej 780 mijë eurosh në banesë.

DETAJE/ Dogji për së gjalli gjyshen e nipin/ Me pranga në duar

Mediat e huaja e etiketojnë Brakaj si "mizor" pasi dhe vrasja ishte e tillë. Sipas Poilicisë ende pa dhënë shpirt Irini Marmarino dhe nipi i saj Lambros Protonotarios ata u dogjën. Ndërkohë autopsia tregon se ata janë dhunuar barbarisht me grushta dhe shqelma duke iu shkaktuar fraktura të rëndë.

Brakaj do të ekstradohet në Greqi ndërkohë që mbrojtja e tij nuk kërkoi lirimin me kusht dhe gjyqtari Noel Bartolo urdhëroi që Brakaj të lihej në paraburgim në pritje të një seance javën e ardhshme, gjatë së cilës do të diskutohen procedurat e ekstradimit në Athinë.

Brakaj akuzohet në lidhje me një vrasje të dyfishtë të kryer në vitin 2015 në ishullin grek Aegina, ngjarje e cila tronditi komunitetin e qetë të ishullit. Irini Marmarino, e cila drejtonte një biznes suvenirësh në Aegina, u gjet e vdekur së bashku me nipin e saj Lambros Protonotarios brenda shtëpisë së saj.Të dy viktimat ishin torturuar para se të vriteshin. Nga autopsia doli në përfundimin se autorët i rrahën aq ashpër dy viktimat, sa u shkaktuan fraktura dërrmuese në të gjithë trupin dhe më pas, ndërsa ata ende po merrnin frymë, u vunë flakën. Nga hetimet rezultoi se Marmarino kishte tërhequr pak kohë më parë kursimet e saj të jetës, që arrinin në rreth 800 mijë euro

ledjon brakaj

Sondazh

Poll