Aktualitet

Grabiti 780 mijë € dhe vrau e dogji gjyshen me nipin, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Maltë (Historia e 2015)

36-vjeçari Ledjon Brakaj, u arrestua në Maltë pasi autoritetet greke lëshuan një urdhër-arresti evropian në mars. Kjo shkaktoi një alarm në Sistemin e Informacionit Shengen, i cili nga ana tjetër çoi në gjurmimin e të kërkuarit në Maltë.

20 Gusht 2022, 15:50 Nga e.k
Grabiti 780 mijë € dhe vrau e dogji gjyshen me nipin, arrestohet
Dy personat e vrare 7 vite me pare ne Greqi

MALTË- Është arrestuar në Maltë 36-vjeçari shqiptar Ledjon Brakaj i cili, dyshohet se ka vrarë dy persona dhe u ka vënë flakën trupave të tyre pasi u ka grabitur 780 mijë euro në Greqi.

Por në Gjykatë avokatët mbrojtës thonë se policia ka arrestuar njeriun e gabuar, me argumentin se emri i klientit të tyre nuk përputhet me atë në urdhër-arrestin. 36-vjeçari Ledjon Brakaj, u arrestua në Maltë pasi autoritetet greke lëshuan një urdhër-arresti europian në mars. Kjo shkaktoi një alarm në Sistemin e Informacionit Shengen, i cili nga ana tjetër çoi në gjurmimin e të kërkuarit në Maltë.

Brakaj u shoqërua në gjykatë pasditen e së shtunës, teksa autoritetet nisën procedurat për ekstradimin e tij në Greqi, për t’u përballur me akuzat penale.

Vrasja e dyfishte në 2015

Brakaj akuzohet në lidhje me një vrasje të dyfishtë të kryer në vitin 2015 në ishullin grek Aegina, ngjarje e cila tronditi komunitetin e qetë të ishullit. Irini Marmarino, e cila drejtonte një biznes suvenirësh në Aegina, u gjet e vdekur së bashku me nipin e saj Lambros Protonotarios brenda shtëpisë së saj.

Të dy viktimat ishin torturuar para se të vriteshin. Nga autopsia doli në përfundimin se autorët i rrahën aq ashpër dy viktimat, sa u shkaktuan fraktura dërrmuese në të gjithë trupin dhe më pas, ndërsa ata ende po merrnin frymë, u vunë flakën. Nga hetimet rezultoi se Marmarino kishte tërhequr pak kohë më parë kursimet e saj të jetës, që arrinin në rreth 800 mijë euro, raportojnë mediat greke.

Mbrojtja e Brakajt

Duke u paraqitur në një gjykatë malteze të shtunën, avokatët mbrojtës të Brakajt hodhën dyshime nëse klienti i tyre ishte në të vërtetë i kërkuari. Urdhër-arresti evropian i referohej emrave të ndryshëm, thanë ata. Avokatët mbrojtës vunë re gjithashtu se ndërsa oficerët e policisë i kishin hequr shenjat e gishtave Brakajt, ata nuk i kishin paraqitur ato gjurmë në gjykatë si provë.

Megjithëse mbrojtja kundërshtoi çështjen e identitetit, gjykata, e kryesuar nga magjistrati Noel Bartolo, deklaroi se çështja do të vazhdonte. Brakaj nuk ka paraqitur kërkesë për lirim me kusht dhe ka heshtur gjatë gjithë seancës.

ledjon brakaj

Sondazh

Poll