Aktualitet

EMRAT/ Në kërkim për 246 kg kanabis, arrestohen 2 vëllezërit në Shkodër

Me arrestimin e tyre, shkon në 8 numri i të arrestuarve në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Vallas”, të zhvilluar më 20 qershor.

20 Gusht 2022, 14:36 Nga F.M
EMRAT/ Në kërkim për 246 kg kanabis, arrestohen 2
Kanabisi i sekuestruar

SHKODËR- 2 vëllezër të identifikuar si Samet Dehati, 34-vjeç dhe Izmir Dehati, 26-vjeç kanë rënë në pranga pasi ishin të shpallur në kërkim për kultivimin e 246 kg kanabis në fshatin Vallas të Shkodrës. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se vëllezërit Dehati akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Me arrestimin e tyre, shkon në 8 numri i të arrestuarve në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Vallas”, të zhvilluar më 20 qershor.

Në muajin qershor, në këtë fshat u zbulua aktiviteti i paligjshëm i kultivimit të kanabisit, ku u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 246 kilogramë lëndë narkotike. Në banesën e njërit prej 8 të arrestuarve, Ardjan Tahirit, u gjetën 246 kilogramë kanabis. Një makinë e 11 aparate celularë, të cilat dyshohet se përdoreshin nga autorët për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale u sekuestruan gjithashtu.

Personat e arrestuar:

Ardjan Tahiri, 28 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;

Besmir Rexhepi, 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;

Hekuran Myrtja, 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;

Liljana Çopani, 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë;

Arben Uruçi 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër

Danjela Hasani 42 vjeçe, banuese në Tiranë

Samet Dehati, 34-vjeç dhe Izmir Dehati, 26-vjeç, banues në fshatin Oblik i Shkodrës.

Në kërkim janë:

Admir Selgjekaj, Arian Popa, Besar Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati.

Njoftimi i policisë Shkodër për arrestimin e vëllezërve:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Vallas”, finalizohet faza e dytë e tij. Operacioni i koduar “Vallas 2”, nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Shkon në 8 numri i të arrestuarve në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Vallas”, të zhvilluar më 20 qershor. U shpallën në kërkim si bashkëpunëtorë për kultivimin e 246 kilogramëve kanabis, vihen në pranga 2 vëllezërit. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe falë një pune të mirorganizuar të strukturave të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u finalizua operacioni policor i koduar “Vallas 2”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit e kërkuar: -S. D., 34 vjeç dhe I. D., 26 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Oblikë, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me 12 shtetas të tjerë (6 prej tyre të arrestuar, 6 të tjerë ende në kërkim) kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtarinë e kundëligjshme të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit në banesën e njërit prej bashkëpunëtorëve të shtetasve të ndaluar S. D. dhe I. D., (shtetasit të arrestuar A. T.), në kuadër të operacionit policor të koduar “Vallas”, të zhvilluar më 20 qershor 2022, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 246 kilogramë lëndë narkotike kanabis. Vijon puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Vallas”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

samet dehati izmir dehati policia e shkodres

Sondazh

Poll