Aktualitet

Vranë Bakiajn për vendin e parkimit, përloten në gjyq vëllezërit Tarja, dëshmia: Kërkojmë falje

Të rinjtë u lanë në burg, dy ditë pas krimit të rëndë.

20 Gusht 2022, 16:47 Nga F.M
Vranë Bakiajn për vendin e parkimit, përloten në gjyq
Xhanelo Tarja dhe vendi ku u vra Klodian Bakiaj

SARANDË- Xhanelo dhe Xhoi Tarja, përkatësisht 24 dhe 18 vjeç, vëllezërit që vranë Klodian Bakiajn në Sarandë janë përlotur në sallën e gjyqit. Pasi u është komunikuar masa ;’burg pa afat’, dyshja kanë nisur të qajnë. Fjalët e vetme që kanë thënë në sallë kanë qenë: Kërkojmë falje!

Të rinjtë u lanë në burg, dy ditë pas krimit të rëndë. Bashkë me ta në burg për një muaj u la dhe Genc Ahmeti, pronari i hotelit në bodrumin e të cilit ishin fshehur pas krimit të rëndë.

Si ndodhi ngjarja?

rasja ndodhi dy ditë më parë në qytetin bregdetar. Klodian Bakiaj parkoi makinën përpara restorantit ku punonin dy vëllezërit. Xhoi Tarja i kërkoi që ta largonte mjetin që aty, por Bakiaj e kundërshtoi. Dyshja u përleshën fizikisht dhe në atë moment nga restoranti doli Xhanelo Tarja. Ai pa se si vëllai i tij po rrihej nga 41-vjeçari nga Tepelena dhe u fut brenda restornatit, mori thikën, doli dhe qëlloi drejt e në zemër Bakiajn duke e lënë të vdekur. 

Të rinjtë u fshehën në bodrumin e hotelit që kishte dhe restorantin ku punonin, në pronësi të të afërmit të tyre. Por, disa orë më vonë u gjetën dhe u prangosën.

xhanelo tarja xhoi tarja klodian bakiaj

Sondazh

Poll