Aktualitet

Vrasja e 41-vjeçarit për një vend parkimi në Sarandë, Gjykata vendos për vëllezërit nga Laçi

Vrasja ndodhi dy ditë më parë në qytetin bregdetar pasi Klodian Bakiaj parkoi makinën përpara restorantit ku punonin dy vëllezërit.

20 Gusht 2022, 16:28 Nga F.M
Vrasja e 41-vjeçarit për një vend parkimi në Sarandë,
Xhanelo Tarja

SARANDË- Xhanelo dhe Xhoi Tarja, përkatësisht 24 dhe 18 vjeç, banues në Laç janë lënë në burg nga Gjykata e Sarandës pasi akuzohen për vrasjen e 41-vjeçarit Klodian Bakiaj, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Sarandë. Në seancën e mbajtur sot, vëllezërit Tarja janë lënë në masën 'burg pa afat'. Ata akuzohen për 'vrasje me dashje në bashkëpunim'. 

Vrasja ndodhi dy ditë më parë në qytetin bregdetar. Klodian Bakiaj parkoi makinën përpara restorantit ku punonin dy vëllezërit. Xhoi Tarja i kërkoi që ta largonte mjetin që aty, por Bakiaj e kundërshtoi. Dyshja u përleshën fizikisht dhe në atë moment nga restoranti doli Xhanelo Tarja. Ai pa se si vëllai i tij po rrihej nga 41-vjeçari nga Tepelena dhe u fut brenda restornatit, mori thikën, doli dhe qëlloi drejt e në zemër Bakiajn duke e lënë të vdekur. 

Të rinjtë u fshëhën në bodrumin e hotelit që kishte dhe restorantin ku punonin, në pronësi të të afërmit të tyre. Por, disa orë më vonë u gjetën dhe u prangosën. Për ngjarjen përfundoi në polici dhe pronari i hotelit pasi u akuzua se kishte tentuar të fshihte autorët e krimit. Genci Ahmeti është lënë në burg për 1 muaj.

klodian bakiaj xhanelo tarja xhoi tarja

Sondazh

Poll