Aktualitet

Vrasja e Ulqinakut në Elbasan, jepet masa për autorët

Në kërkim janë ende dy miqtë e tij Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi.

20 Gusht 2022, 14:36 Nga A.B
Vrasja e Ulqinakut në Elbasan, jepet masa për autorët
Madrit Ulqinaku

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Ejden Dino i arrestuar dy ditë më parë si i përfshirë në vrasjen e Madrit Ulqinakut. Në kërkim janë ende dy miqtë e tij Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi.

Masa e sigurisë ndaj këtyre të fundit është dhënë në mungesë pasi në sallën e gjyqit ndodhej vetëm Ejden Dino. Prokurori Ritvan Suka në pretencën e tij kërkoi arrest me burg për te tre personat të cilët pas një konflikti të castit i morën jetën babait të një fëmijë të mitur. Pas kqyrjes së provave paraprake , dëshmitarëve në vendngjarje dhe deklaratës së Ejden Dino gjykatësja Idush Maliqi la në burg të riun ndërsa vendosi të njëjtën masa dhe për miqtë e tij në arrati. 18 vjecari Ejden Dino i cili mësohet se në konflikt ka pasur rolin e shuarjes së sherrit iu rendua gjendja para togave blu pasi u arratis menjëherë pas ngjarjes dhe se në momentin e arrestimit policia i gjeti me vete një mjet prerës (thikë) dhe një dorezë metalike.

Para gjykatës i riu Ejden Dino ka pohuar se ka qënë nën efektin e drogës gjykata vendosi ta lërë atë në burg si bashkëpunëtor dhe ndihmues në krim. I riu Ejden Dino u arrestuar dy ditë më parë pranë banesës sa tij teksa ishte duke dërguar mjetin prerës thikë që kishte me vete, ndersa për dy miqtë e tij Horgito Peqini dhe 33 vjecarin Klaudjan Sallufi nuk dihet ende asgjë.

33-vjeçari, Madrit Ulqinaku, babai i një vajze mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua me armë zjarri sapo doli nga lokali në afërsi të bulevardit kryesor të Elbasanit, pranë stadiumit. Në pranga për ngjarjen është vendosur Kajdi Sallufi, 33 vjeç, si i përfshirë në konflikt, ndërsa në kërkim është shpallur 18-vjeçari Horgito Peqini, që rezulton të jetë nipi i Eduart Peqinit, të njohur si Mandela. Ky person, krijoi në vitin 1997 një grup prej 8 personash, duke u kthyer në një nga më të rrezikshmit e qytetit. 

ejden dino madrit ulqinaku

Sondazh

Poll