Aktualitet

5-vjeçari rrezikon të mbytet në Sarandë, niset me helikopter drejt QSUT

Mësohet se i vogli me inicialet B.C., ka qenë duke u larë në det këtë paradite dhe ka rrezikuar të mbytej.

20 Gusht 2022, 14:17 Nga F.M
5-vjeçari rrezikon të mbytet në Sarandë, niset me
Foto Ilustruese

SARANDË- Një 5-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Sarandës pa frymëmarrje dhe i pavetëdijshëm. Ngjarja ka ndodhur në plazhin publik "Hasan Tahsini". Mësohet se i vogli me inicialet B.C., ka qenë duke u larë në det këtë paradite dhe ka rrezikuar të mbytej. Ai është nxjerrë nga uji dhe është dërguar në spital.

Mjekët i kanë dhënë ndihmën e parë, por gjendja e tij paraqitet mjaft e rëndë. 5-vjeçari do të niset drejt QSUT-së me helikopter për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore. 

sarande

Sondazh

Poll