Aktualitet

3 muaj pa marrë bonusin e qirasë, banorët e ish-kënetës protestë para bashkisë së Durrësit

Prej muajsh ata kanë braktisur shtëpitë por nuk kanë marrë bonusin e qirasë, duke u përballur me vështirësi  ekonomiko-financiare.

20 Gusht 2022, 14:03 Nga e.k
3 muaj pa marrë bonusin e qirasë, banorët e ish-kënetës
Bashkia Durrës

DURRËS- Banorët e zonës së ish-kënetes në Durrës kanë protestuar ditën e sotme para Bashkisë pasi kërkojnë që t'u jepet bonusi i qirasë pasi shtëpitë e tyre do të shemben në funksion të infrastrukturës rrugore që do të ndërtohet në zonë.

Prej muajsh ata kanë braktisur shtëpitë por nuk kanë marrë bonusin e qirasë, duke u përballur me vështirësi  ekonomiko-financiare.

Vendimi për prishjen e banesave të tyre erdhin që në momentin që nisën punimet për ndërtimin e lagjes së re në Spitallë për të dëmtuarit nga tërmeti.

Sipas banorëve, një nga pretendimet që ngrenë zyrtarët e bashkisë për mosdhënien ende të bonusit të qirasë është se banesat nuk janë shembur ende, po ndërkohë banorët kanë hequr prej tyre gjithccka për t’i hapur rrugë shembjes. Prej 3 muajsh ata sillen në dyert e bashkisë duke kërkuar nonusin e premtuar.

Vonesat në dhënien e bonusit të qirasë janë kthyer në shqetësim edhe për familjet e dëmtuara nga tërmeti. Mbi 3000 familje që e përfitojnë atë kanë gjithashtu 3 muaj pa marrë bonusin, ndërsa qëndrojnë në pritje të rindërtimit të banesave të tyre.

durres

Sondazh

Poll