Politike

Vlora “e mbushur” në mbeturina, gjobitet 500 mijë lekë Dritan Leli

Agjencia e ka marrë vendimin ndaj Lelit, duke arsyetuar se nuk janë marrë masat e duhura për pastrimin e qytetit edhe në një kohë kur është në kulmin e sezonit turistik.

9 Gusht 2022, 13:34 Nga k.m.
Vlora “e mbushur” në mbeturina, gjobitet 500 mijë
Dritan Leli

VLORË-  Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka gjobitur Bashkinë e Vlorës për keqmenaxhim të mbetjeve. Fundjavën që lamë pas Agjencia ka bërë mbikqyrje në qytetin bregdetar dhe ka konstatuar se ndonëse janë në pikun e turizmit qyteti është lënë i papastër.

Bashkia e Vlorës është gjobitur me 500 mijë lekë. Agjencia e ka marrë vendimin ndaj Lelit, duke arsyetuar se nuk janë marrë masat e duhura për pastrimin e qytetit edhe në një kohë kur është në kulmin e sezonit turistik.

Kjo gjobë nga AKM vjen pas kritikave publike që kryeministri Rama ka lëshuar ndaj kryebashkiakut të Vlorës, pikërisht për situatën me menaxhimin e mbetjeve. Në disa mbledhje me kryetarët e bashkive, por edhe inspektime të ndryshme në Vlorë, Rama nuk e ka kursyer Lelin për keqmenaxhimin e mbetjeve.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Agjencia Kombëtare e Mjedisit gjobit kryebashkiakët e vendit, më 8 shkurt u gjobit me 500 mijë lekë gjobë kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushin, po ashtu për mos menaxhimin e mbetjeve. Po ashtu, edhe kryebashkiakët e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, dhe ai i Poliçanit, Adriatik Zotkaj për janë ndëshkuar për keqmenaxhimin e mbetjeve.

agjencia kombëtare e mjedisit dritan leli me covid

Sondazh

Poll