Politike

Situata nga zjarret, Bardh Spahia bën bilancin: Dëmet në sipërfaqet e gjelbërta kanë qenë të shumta

Po ashtu ai u ka bërë thirrje banorëve dhe gjithë institucioneve që të mbrojnë vendin nga zjarret dhe të denoncojnë çdo veprim të paligjshëm.

8 Gusht 2022, 22:50 Nga I.A
Situata nga zjarret, Bardh Spahia bën bilancin: Dëmet në
Bardh Spahia

SHKODËR- Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ka bërë bilancin e zjarreve këto ditë. Me anë të një postimi në Facebook, Spahia shkruan se dëmet nga zjarret kanë rezultuar në shkrumbim të shumë sipërfaqeve të gjelbërta. Po ashtu ai u ka bërë thirrje banorëve dhe gjithë institucioneve që të mbrojnë vendin nga zjarret dhe të denoncojnë çdo veprim të paligjshëm.

Postimi i Spahias:

Jemi përballur gjatë këtyre orëve me një situatë aspak të zakontë që krijuan vatrat e zjarreve në disa njësi administrative të Bashkisë Shkodër. Fatkeqësisht dëmet rezultuan të shumta në sipërfaqet e gjelbërta, ndërsa u prek pjesërisht një shtëpi banimi në njësinë Administrative Berdicë, dhe u rrezikuan seriozisht banesat e tjera. Fatmirësisht ja dolëm të mos kemi cënim të jetëve njerëzore, që është kryesorja në të tilla situata. Falenderoj me mirënjohje pa fund të gjithë efektivët e repartit zjarrfikës Shkodër, që në të gjithë këto ditë kanë dëshmuar profesionalizëm, sakrificë dhe përkushtim maksimal në kryerjen e misionit të tyre. Do të përpiqem maksimalisht që si kryetar i Bashkisë Shkodër t’u gjindem pranë në përmirësimin e kushteve të punës dhe për një trajtim dinjitoz sa i përket pagave dhe orëve shtesë. Gjithashtu mirënjohje për të gjithë drejtorinë e shërbimit pyjor në bashki, që u angazhuan me kapacitet të plotë në përballimin e këtyre situatave. Për banorët e Bashkisë Shkodër kam një thirrje që ju drejtohet të gjithëve pa përjashtim, mbroni territorin nga zjarret, denonconi çdo veprim të paligjshëm dhe kontribuoni që të mos rrezikojmë jetët, shtëpitë dhe pronat nga zjarret që në këto temperatura ekstreme, përhapen me shpejtësi.

bardh spahia zjarr ne shkoder

Sondazh

Poll