Politike

Aksioni me 1 ton hashash, reagon ministri Çuçi: Dëshmi se jemi pa asnjë kompromis kundër krimit

Ministri Çuçi ka përshëndetur operacionin ndërsa ka përgëzuar edhe oficerët dhe premton se do të vijojnë luftën kundër narkotikëve.

8 Gusht 2022, 14:27 Nga k.m.
Aksioni me 1 ton hashash, reagon ministri Çuçi: Dëshmi se
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas operacionit mes Policisë së Vlorës dhe Guardia di Finanzias, që çoi në sekuestrimin e rreth 1 ton kanabisi. Në një postim në rrjetet sociale, ministri Çuçi ka përshëndetur operacionin ndërsa ka përgëzuar edhe oficerët dhe premton se do të vijojnë luftën kundër narkotikëve.

"Operacioni i sotëm ndërkombëtar në Vlorë mes Policisë së Shtetit dhe Guardia Di Finanza për goditjen e një grupi të trafikut të drogës me mjete lundruese dhe sekuestrimin e një rreth 1 ton marijuanë, është një tjetër dëshmi domethënëse e profesionalizmit dhe forcës goditëse pa asnjë kompromis kundër krimit të organizuar. Përgëzime të gjithë oficerëve shqiptarë e italianë që morën pjesë në këtë operacion të mirëkoordinuar nga ajri, deti dhe toka. Qëndrojmë frontalisht të vendosur për të vijuar luftën e vazhdueshme me të keqen, me bindjen se vetëm në këtë mënyrë krijojmë siguri për shoqërinë dhe garantojmë të ardhmen tonë,"-shkruan Bledi Çuçi.

bledi Çuçi operacioni syri

Sondazh

Poll