Politike

Turi i radhës, ​Erdogan do të vizitojë Ballkanin në shtator

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

8 Gusht 2022, 15:42 Nga k.m.
Turi i radhës, ​Erdogan do të vizitojë Ballkanin në
Rexhep Tajip Erdogan

ANKARA- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan pritet të vizitojë vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu. Sipas tij, kjo konfirmon përkushtimin e Turqisë për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Vizita që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të bëjë në vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm, lëvizje që konfirmon angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Turqia mbështet fuqimisht paqen dhe stabilitetin e Ballkanit,”- tha ministri turk gjatë një aktiviteti në Ankara.

Ende nuk është zbardhur agjenda e vizitës së kreut të shtetit turk në Ballkan dhe nuk dihet se a do të jetë Shqipëria, apo dhe Kosova në mesin e vendeve që do të vizitojë presidenti turk. 

mevlut Çavusoglu turqi rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll