Politike

Në qershor hyri në fuqi, mbi 32 mijë qytetarë janë pajisur me lejen e re të qarkullimit

Lejet e qarkullimit janë lëshuar në një periudhë kohore prej dy muajsh, nga 6 qershor deri 29 korrik 2022.

9 Gusht 2022, 13:18 Nga k.m.
Në qershor hyri në fuqi, mbi 32 mijë qytetarë janë
Leje qarkullimi

TIRANË- Leja e re e qarkullimit ka hyrë në fuqi që prej muajit qershor, ndërsa deri më tani me të janë pajisur me të 32 mijë e 724 drejtues mjetesh. Lejet e qarkullimit janë lëshuar në një periudhë kohore prej dy muajsh, nga 6 qershor deri 29 korrik 2022.

Krahasuar me vitin 2021 janë dhënë 1.874 më shumë leje qarkullimi ose 6% më shumë, ndërsa krahasuar me 2018 janë dhënë 11.099 më shumë leje qarkullimi, ose 51%. Leja e re e qarkullimit ka zëvendësuar tre dokumente, lejen e vjetër të Qarkullimit, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit. 

Leja e re e qarkullimit e mjetit lëshohet për regjistrime të reja ose kur qytetari azhurnon të dhënat e mjetit, kur ndërron pronësinë, kur humb apo dëmtohet leja e vjetër dhe kur qytetari dëshiron vetë të marrë lejen e re. Por deri më tani nuk ka detyrim për mbajtësit e lejes së vjetër të mjetit që ta ndërrojnë atë.

lejet e qarkullimit

Sondazh

Poll