Politike

Braçe shfaqet mes tymit dhe flakëve: Atë shefin e policisë s'po e shoh këtu, do kemi punë të tjera bashkë

Erion Braçe ka falënderuar banorët dhe zjarrfikëset, duke theksuar se nëse nuk po merren me ata që i kanë vënë zjarrin vendin, do të kenë punë të tjera për të zgjidhur me të.

8 Gusht 2022, 18:34 Nga k.m.
Braçe shfaqet mes tymit dhe flakëve: Atë shefin e policisë
Pamje nga zjarri

DIVJAKË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është shfaqur sot mes flakëve dhe tymit, në një zonë të Divjakës. Sipas tij, ajo që po ndodh me zjarret në vend është e qëllimtë dhe kriminale. Braçe ka falënderuar banorët dhe zjarrfikëset, duke theksuar se nëse nuk po merren me ata që i kanë vënë zjarrin vendin, do të kenë punë të tjera për të zgjidhur me të.

"E kuptoni ç'keni bërë apo jo? Kjo është pashembullt është kriminale. Nuk ka pikë dyshimi që puna me zjarret është e qëllimtë. është kriminale. Faleminderit banorëve dhe zjarrfikësve. Por nuk mbaron me kaq. Nuk e shoh fare shefin e Policisë dhe asnjë polic këtu. Shpresoj të jetë duke u marrë për të kapur atë që kanë vënë zjarrin se ndryshe do kemi punë bashkë. Nuk ia fal kujt këtë,"-tha Braçe në fjalën e tij.

divjake zjarri ne divjake zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll